Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Konjufca takon Lindita Nikollën: Jemi një komb, i cili jeton në dy shtete

18:55 22/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në dy vendet dhe mënyrat si mund të forcohet bashkëpunimi. Konjufca u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të konsiderohen vetëm miqësore, por vëllazërore.

“Kryekuvendari Konjufca u shpreh i nderuar të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, në vizitën e saj të parë zyrtare jashtë shtetit dhe vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, duke e konsideruar Kuvendin e Kosovës shtëpi të saj.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se marrëdhëniet midis dy vende nuk mund të konsiderohen vetëm marrëdhënie miqësie e partneriteti, por vëllazërore.

Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën ndër vite dhe dekada, si në aspiratën për çlirim, ashtu edhe në arritjen e pavarësisë, konsolidimin e institucioneve demokratike, si dhe afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë së saj.

“Ne vazhdimisht kemi pasur marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë dhe ato diktohen për shkak të një fakti të qartë dhe të thjeshtë, për të cilin është i vetëdijshëm çdo qytetar i Kosovës dhe Shqipërisë. E ky është fakti që jemi një komb, i cili jeton sot në dy shtete por edhe përtej tyre”, theksoi Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nga ana e saj, u shpreh e nderuar që gjendet në Kosovë, duke shtuar se kjo vizitë tregon se nuk ka më kohë për të humbur dhe se duhet që me forca të shtuara të rriten bashkëpunimi dhe bashkërendimi, në mënyrë që rezultatet të jenë edhe më të prekshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Nikolla ka thënë se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të rivitalizuar procesin e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë, dhe për ndaljen e ofensivës diplomatike të Serbisë për tërheqjen e njohjeve.

“Znj. Nikolla tha se veprimi i përbashkët me Kuvendin e Kosovës do të jetë një ndër prioritetet e saj në krye të legjislativit shqiptar.

Ajo tha se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të rivitalizuar procesin e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë, të punojnë për ndaljen e ofensivës diplomatike e Serbisë për tërheqjen e njohjeve. Ajo po ashtu tha se duhet punuar më shumë në forumet ndërkombëtare që krimet serbe të ribëhen të ditura botërisht, duke ridëshmuar se Serbia ka bërë krime lufte, gjenocid dhe ka fshehur kriminelët.

Kryeparlamentarja Nikolla tha se integrimi evropian mbetet aspiratë e të dyja vendeve.

“Bashkimi Evropian është destinacioni ynë i përbashkët. Shpresojmë që brenda kryesimit slloven të BE-së, Shqipëria të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, ndërsa Kosova të marrë një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave”.

Në fund të fjalës së saj, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ftoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për vizitë në Tiranë.

Znj. Nikolla po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të kryekuvendarit Glauk Konjufca dhe gjatë ditës do të takojë edhe drejtues të tjerë të lartë shtetërorë”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Etiketa: glauk konjufcaKosovaLindita NikollaShqiperia

Të lidhura

“Zinxhiri i këputur” i Ramës, një justifikim për selektivitetin dhe dështimin e shtetit
Aktualitet

“Zinxhiri i këputur” i Ramës, një justifikim për selektivitetin dhe dështimin e shtetit

Fadromat që goditën befas ndërtesat në Theth në kulmin e sezonit turistik nuk ishin thjesht makineri të IKMT-së. Ato ishin...

17:43 18/07/2025
Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Para
Më shumë nga ç’pritej! Biden tregon sa vaksina anticovid do të shpërndajë SHBA

Më shumë nga ç’pritej! Biden tregon sa vaksina anticovid do të shpërndajë SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Zinxhiri i këputur” i Ramës, një justifikim për selektivitetin dhe dështimin e shtetit

“Zinxhiri i këputur” i Ramës, një justifikim për selektivitetin dhe dështimin e shtetit

17:43 18/07/2025
Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.