Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koncesioni në QSUT mbyll Laboratorin e analizave serologjike për Covid-19

21:37 27/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Maqedonia ka filluar testet e shpejta masive të popullsisë për virusin Covid-19. Vetën para disa ditësh, ky vend mori nga Norvegjia si dhuratë 13 mijë kite për analiza të shpejta, kurse Shqipëria gjithnjë në dorë të koncesioneve dhe të politikanëve të korruptuar. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu në Kuvend, para disa ditësh tha se presin nga OBSH një furnizim dhe brenda muajit dhjetor në vend do të vijnë testet e shpejta. A gënjeu? Le ta shohim më poshtë.

4 mijë lekë tek privati

Çdo hap të pandemisë, qeveria e ka shfrytëzuar në favor të klientëve të saj me koncesione dhe të drejta ekskluzive. Pas tamponëve qeveria ka bërë pazar me testet e shpejta. Në kushtet e shifrave alarmante të të prekurve me koronavirus, analiza e shpejta serologjike marrin përparësi në përcaktimin e prezencës së Covid, po deklarojnë mjekët. Kjo situatë e re përkthehet në më shumë Lekë tek privatët e lidhur me qeverinë. Një analizë serologjike për të dy nivelet e anitkorpeve IgM dhe IgG, që jep përgjigje për 15 minuta, kushton minimalisht 40 mijë lekë (të vjetra) tek Laboratorët Privatë të licencuar këtë verë nga ministria.

Pse duhen analizat serologjike?

Sipas mjekëve, vonesat e tejzgjatura për analizimin e tamponit çojnë edhe në rezultate false. Kjo do të thotë se një individ edhe pse mund të jetë i prekur me Covid, qëndrimi për ditë të tëra i tamponit pa u analizuar, ul efikasitetin e analizës duke e nxjerrë negativ. Akoma më tepër, në situatën e sotme të pandemisë, duhen përgjigje të shpejta.

Pazari i Manastirliut

Më 17 korrik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi dhe Silva Bino, shefe e laboratorit të referencës në ISHP, inspektoi laboratorin e QSUT dhe ndau lajmin se tashmë edhe në këtë laborator mund të kryheshin testet në ‘Real Time PCR’ për identifikimin e SARS-CoV-2.

“Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre,” deklaroi Manastirliu.

“Ky laborator i certifikuar, siç e premtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t’iu përgjigjur strategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik të Ekspertëve,” shtoi ajo.

Por as dy javë pas kësaj deklarate, Manastirliu urdhëroi që ky laborator të mbyllet. Vendimi është marrë pas kërkesës së koncesionarit, i cili ka fituar të drejtën që për 10 vitet e ardhshme të bëhet pronar i të gjithë laboratorëve dhe setit të analizave që do të kryejnë shqiptarët nëpër spitalet publike me një vlerë prej 95 milionë euro.  Kontrata koncesionare u firmos në 24 prill 2019 me konsorciumin e tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Rekomandimi i Komisionit Evropian

Komisioni Evropian rekomandon përdorimin e testeve të shpejta të antigjenit për të zbuluar koronavirusin, veçanërisht tek ata persona që tashmë kanë simptoma të Covid-19, pasi kjo metodë e zbulimit është më pak e saktë në zbulimin e koronavirusit te asimptomatikët.

Testet e shpejta janë më pak të saktë sesa testet (PCR), por ata mund të japin rezultate në çështje minutash dhe mund të jenë një mjet i vlefshëm.

“Testet e shpejta të antigjenit duhet të përdoren brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave ose brenda pak ditësh nga ekspozimi ndaj një rasti të konfirmuar të Covid-19” tha Komisioni Europian në një rekomandim për qeveritë e 27 vendeve të tij anëtare.

Komisioni tha se saktësia e testeve të shpejta në zbulimin e saktë të rasteve pozitive rritet kur përdoret tek pacientët kur kanë kaluar pesë ditë nga shfaqja e simptomave dhe në rastet kur kanë një ngarkesë të lartë virale.

Vonesat e përgjigjeve

Për një tampon në Laboratorin shtetëror  të Virologjisë të duhet presësh një javë të marrësh përgjigje ose mund të mos e marrësh fare. Laboratori i virologjisë, i vetmi institucion shtetëror i certifikuar për analizën e COVID-19, e ka kapacitetin deri në 500 testime në 24 orë.  Arsyeja e vonesave nuk është kapaciteti, por referimi i analizave të laboratorët privatë që punojnë me çmime të larta.

Prova që ky laborator mbahet me pikatore nga Ministria e Shëndetësisë (sepse po nuk pate tampon nuk bën dot analiza) doli para disa ditëve, kur me urdhër të Kryeministrit Rama, këto kompani me marrëveshje dolën dhe ulën çmimin nga 120 mijë lekë në 85 mijë lekë. Tani mbetemi në pritje që të dalë sërish Rama, para se të mbarojë pandemia, të ulë çmimin e analizave serologjike.

/GazetaReforma.com/

 

 

 

 

 

Etiketa: covidkoncesiontesti

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Rindërtimi, Rama: Na hyri Covid në mes, jemi drejt përfundimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.