Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koncesioni Milot-Fier, PD akuza Ballukut: Projekt fantazmë, tenderi nuk ekziston! 4 pyetjet për ministren e Infrastrukturës

13:04 06/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike në një deklaratë për shtyp ka deklaruar se koncesioni i rrugës Milot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë. Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se  1.2 miliardë euro është një kosto e fryrë, deri në 6 fish më e lartë se bypass i Fierit. Sipas PD, kjo bëhet në mënyrë që tarifa e udhëtimit të jetë e lartë.

Aliebaj deklaroi nga selia blu se edhe pse kanë kaluar 5 ditë nga deklarata e ministres për hapjen e garës, tenderi ende nuk ekziston.

“Projekti Milot-Fier është bërë me urgjencë dhe është trajtuar si një plan i vërtetë grabitje. Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet  si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk duhet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro.  Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazëm, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe. Duke filluar nga sot, në orën 12.30, i gjithë dokumentacioni do të jetë i disponueshëm në faqen e APP-së dhe i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit. As ditën kur u shpall me bujë të madhe, as sot, dokumentat e tenderit nuk ekzistojnë, për faktin e vetëm se nuk ka një punë serioze në interes të qytetarëve, por ka një aferë korruptive”, deklaroi Alibeaj.

Ish deputeti i PD ngriti 5 pyetje për ministren Balluku:

1.      Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?

2.      Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?

3.      Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?

4.      Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?

“Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime! Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta. Milot-Fier është një projekt që do të verifikohet me imtësi nga qeveria e ardhshme! Partia Demokratike është e vendosur të mos ngarkojë në kurrizin e shqiptarëve edhe një borxh tjetër, që sjell me vete një faturë të lartë dhe të pamerituar për çdo qytetar! “

Disa ditë më parë, edhe kryedemokrati Basha akuzoi qeverinë se ka dhënë koncesion 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare Milot-Fier, pasi pjesa më madhe e kësaj rruge është ndërtuar nga PD

“Kanë dhënë konçesion 1.2 miliard Euro për rrugën imagjinare Milot- Fier. Imagjinare sepse një pjesë e madhe e kësaj rruge është ndërtuar. Është ndërtuar atëherë, kur tallej Edi Rama, kur thoshte “Rrugë, rrugë, rrugë…” dhe i binte Shqipërisë nga Tropoja në Sarandë brenda ditës dhe fliste sikur i binte mbi gomar dhe jo sikur ecte mbi rrugë, vetëm sepse atë e kishte ndërtuar Partia Demokratike, vetëm se e kishte ndërtuar kundërshtari politik”, tha Basha nga Divjaka.

Më 1 korrik është çelur gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur se ky aks do të behët me pagesë, e megjithatë ka theksuar se për ata qytetarë që nuk duan të paguajnë do të kenë mundësi që të zgjedhin një rrugë dytësore, me standarte, me shpejtësi më të limituar, që do të ndërtohet nga vetë investitori, pa paguar. Ky aks pritet të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro.

Të lidhura

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’
Aktualitet

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Pogradeci u bë sërish skena e një prej aktiviteteve më të veçanta për fëmijët, duke mirëpritur për të tretin vit...

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s
Kryesore

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Pas një fillimi zhgënjyes në garat europiane, ku Egnatia u eliminua që në turin e parë të Champions League dhe...

19:36 26/07/2025
Para

“Ka bërë be, nuk futet më në shtëpi dhe as nuk flet për personat me kostum që i shkonin!” Flet xhaxhai i vajzës së mbijetuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

19:00 26/07/2025
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

18:40 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.