Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koncesionet, ATRAKO “refuzon” të bëjë transparencë, Komisioneri gjobë titullarit

13:09 10/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Komsionieri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur titullarin e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) pasi institucioni nuk ka përditësuar të dhënat që lidhen me Programin e Transparencës.

Një monitorim që ka nisur si rutinë nga ana e Komsionerit duket se është shndërruar në një mision të pamundur për faktin se nga ana e institucionit që ka përgjegjësinë e Koncesioneve nuk është reflektuar në asnjë rast.

Konkretisht në vendimin e bërë publik raportohet se gjatë muajit nëntor 2023 “Zyra e Komisionerit monitoroi faqen zyrtare të Autoriteti Publik http://atrako.gov.al/ në përfundim të të cilit rezultoi se Autoriteti Publik nuk ka përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në nenin 4, nenin 6 dhe nenin 7 të LDI, për të vendosur në zbatim programin institucional të transparencës sipas Urdhrit nr. 187, datë 18.12.2020 “Për miratimin e Programit të Transparencës të Rishikuar”, i ndryshuar, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në të cilin përcaktohen kategoritë e informacionit që bëhen publik pa kërkesë”.

Nga monitorimi i kryer Komisioneri nënvizon se në faqen zyrtare të Autoritetit Publik gjendet i publikuar programi institucional i transparencës sipas modelit të miratuar nga Komisioneri, por informacioni sipas fushave dhe rubrikave pjesë përbërëse e tij nuk është i përditësuar.

Për këtë me një shkresë ATRAKO i është kërkuar që të bëjë përditësimin e informacionit sipas kërkesave ligjore që lidhen me transparencën duke i bërë të njohur se një monitorim i ri do të zinte vend në fund të nëntorit.

“Zyra e Komisionerit njoftoi Autoritetin Publik se duke nisur nga data 27 nëntor 2023, do monitorojë sërish faqen zyrtare të tij duke vijuar me procedurën e hetimit administrativ, në përputhje me nenet 18 dhe 19 të LDI.

Pasi është ri-monitoruar faqja zyrtare e autoritetit publik, është konstatuar se Autoriteti Publik nuk ka bërë përditësimin me informacion dhe dokumentacion të Programit të Transparencës” thuhet në vendim.

Pas kësaj sërish nga ana e Komsionerit u zhvillua një seancë dëgjimore në të cilën kërkohej pjesdëmarrja e titullarit të ATRAKO, Emiliano Gjika. Në këtë seancë ky i fundit nuk mori pjesë.

“Deri në datën e nxjerrjes së këtij vendimi, rezulton se Autoriteti Publik nuk ka bërë të mundur aksesimin dhe publikimin e kategorive të informacionit të programit institucional të transparencës sipas parashikimeve të LDI.

Programi i Transparencës përfaqëson instrumentin kryesor të transparencës. Çdo autoritet publik, përgatit paraprakisht, në formate lehtësisht të kuptueshme dhe të aksesueshme, si dhe vënë në dispozicion të publikut në faqen e tyre në internet kategoritë e informacionit të përcaktuara në nenin 7 të LDI. Nga monitorimi i zhvilluar nga Zyra e Komisionerit dhe hetimi i thelluar më pas, rezultoi se Autoriteti Publik nuk e ka përmbushur detyrimin e tij ligjor, si dhe nuk paraqiti asnjë argument apo provë për të arsyetuar mospërmbushjen dhe mos respektimin e dispozitave të LDI” thuhet në vendim.

Gjendur në këto kushte Komsioneri ka gjobitur titullarin me një vlerë 25 mijë lekë ndërkohë që ka kërkuar sërish plotësimin e detyrimeve që lidhen me transparencën./N.Maho/MONITOR

Etiketa: ATRAKOkomisioneritransparence

Të lidhura

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Kryesore

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Dita sjell vendime të rëndësishme për të ardhmen në jetën në çift. Beqarët mund...

11:13 07/06/2025
Para
Trafikonin drogë dhe armë, shkatërrohet grupi i drejtuar nga shqiptarët në Blegjikë

Trafikonin drogë dhe armë, shkatërrohet grupi i drejtuar nga shqiptarët në Blegjikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.