Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Komiteti i Helsinkit kundër përgjimeve nga Policia, por i tërheq vëmendjen SPAK-ut dhe Çelës

18:54 28/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pak ditë më parë në Kuvend një nismë ligjore, ku kërkohet që përgjimet ambientale të bëhen pa lejen e prokurorit, gjë e cila ka hasur në kundërshtime të shumta.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka përshëndetur reagimin e SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme që kundërshtuan projektligjin e ministrisë së Brendshme që i jep të drejtë Policisë  të përgjojë pa lejen e gjykatës dhe krijimin e Komitetit Anti-Krim.

Me anë të një njoftimi për mediat, KSHH shprehet se përshëndet qëndrimin e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shtohet se përgjimet pa leje të organit të akuzës kanë rrezik të dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit si dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi.

Nga ana tjetër, i ka tërhequr vëmendjen prokurorit të përgjithshëm dhe SPAK për fatin që nuk reaguan kur u miratua anti normativ anti-KCK, i cili në nenin 8 sanksiononte edhe ngritjen e Komitetit Kombëtar të Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, që në përbërje ka edhe Arben Krajën dhe Olsian Çelën.

NJOFTIMI I PLOTË

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoh me njoftimin në media, ku është publikuar propozimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (pjesë e SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Në këtë projektligj parashikohen përgjime të shtetasve me vendim nga titullarët e strukturave të policisë vendore, pa autorizimin e organit procedues (gjykatës/prokurorisë) si dhe parashikohet ngritja e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar që kryesohet nga Ministri i Brendshëm. KShH bashkërisht me disa organizata të tjera të shoqërisë civile, qysh në fund të vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti, ka reaguar publikisht kundër nenit 8 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që krijonte Komitetin Kombëtar të Koordinimit që drejtohet nga ministri i Brendshëm, në përbërjen e të cilit përfshiheshin si Prokurori i Përgjithshëm edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. (qëndrimi i plotë mund të aksesohet në linkun https://ahc.org.al/oponence-ligjore-per-aktin-normativ-me-…/Gjithashtu, KShH bashkararisht me 21 organizata të shoqërisë civile ka reaguar më herët, në dt. 14 Shkurt të këtij viti edhe për projektligjin e kundërshtuar së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm (deklaratë që mund të akesohet në linkun https://ahc.org.al/deklarate-per-shtyp-ndryshimet-e-propoz…/) Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi. KShH përshëndet reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, duke i vlerësuar të bazuara dhe të argumentuara objeksionet e paraqitura nga këto institucione të rëndësishme kushtetuese të pavarura. Por nga ana tjetër dëshirojmë të tërehqim vëmendje për mosreagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me nenin 8 të Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi, ku sikurse kemi evidentuar më sipër, në të njëjtën mënyrë është parashikuar ngritja e Komitetit të Politikave që na në përbërje të tij përfaqësues të ekzekutivit, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorin e Përgjithshëm. KShH vëren se Komiteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar i parashikuar në nenin 8 të aktit normativ me fuqinë e ligjit të miratuar nga Kuvendi si dhe në nenin 7/1 të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) cenon pavarësinë e organit të prokurorisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Në përfundim, KSHH tërheq vëmendjen dhe shpreh shqetësimin për mungesën e një procesi konsultimi dhe gjithëpërfshirje, me organizatat e shoqërisë civile, gjatë hartimit dhe diskutimit këtyre dy akteve ligjore pjesë e paketës anti-kck.

Të lidhura

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe
Aktualitet

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

Procesi i rinumërimit të një pjese të votave për qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës nisi këtë të martë, në...

11:19 17/06/2025
Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

Sot, maturantët në gjithë Shqipërinë po zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të Matematikës. Rreth 27 mijë nxënës...

11:11 17/06/2025
Para

"Ky është vetëm fillimi!" Gent Cakaj bën me dije një prej veprimeve më të rëndësishme për Shqipërinë e Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

11:19 17/06/2025
Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

11:11 17/06/2025
Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

10:29 17/06/2025
I mori 25 mijë euro të dënuarit për vrasje, SPAK mbyll hetimet për avokatin

‘Jo luksi, jo fasada’/ Gazetari letër të hapur Edi Ramës: Të paktën një herë, vendosni prioritetin tek jeta

10:12 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.