Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Komisioni i Ligjeve miraton rritjen e pagave për të gjithë administratën e organeve të Vettingut

13:23 23/04/2022
Reading Time: 4 min lexim

Komisioni i Ligjeve miratoi të premten kërkesat e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë për ndryshime në strukturën organizative, organikën dhe klasifikimin e pagave të personelit për këto organe për vitin 2022. Deputetët pranuan dhe një kërkesë të organeve të vetingut për një shtesë page për personelin administrativ, pavarësisht se kërkesa u kundërshtua nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Administratës Publike, të pranishëm në mbledhje.

Përfaqësuesit e organeve të vetingut parashtruan para komisionit kërkesat e tyre përkatëse për përdorimin e buxhetit për vitin 2022 dhe theksuan disa herë se puna e çdo punonjësi në administratën e tyre kishte vështirësi të një natyre të veçantë.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kërkesën e parashtroi sekretari i Përgjithshëm, Edmond Verçani, i cili tha se nuk ishte kërkuar shtim i numrit të punonjësve, po brenda fondit të përcaktuar kërkohej ndryshim pozicionesh në organikë. “Për të përmirësuar funksionimin në dy drejtori, shërbimin ligjor dhe shërbimin ekonomik dhe administrativ,” argumentoi Verçani.

Komisionerët Publikë kërkuan shtesë për vështirësi në punë për punonjësit administrativë, këshilltarët ligjore dhe ekonomikë dhe riklasifikim pagash për tre pozicione pune në rang specialistësh. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se kjo shtesë kërkohej pasi në përfundim të mandatit, ky organ kishte hasur vështirësi për aplikime në pozicionet e punës. “Shtesa në pagë është menduar të ofrojë jo vetëm numra, por edhe cilësi për këto vende vakante,” tha ai.

Diskutimet në komision u përqendruan tek kërkesa për rritje page 10 përqind për administratën e KPA-së.

Albana Shtylla, kryetare KPA-së, tha se ka pasur një kërkesë të hershme ndaj Kuvendit për organikën dhe strukturën e KPA-së lidhur me njësinë e shërbimit ligjor, por dhe për stafin administrativ. Sipas Shtyllës kërkesa bëhet në funksion të përmirësimit të ritmeve në gjykimin e çështjeve dhe e cilësoi shtesën e pagës një të drejtë të njohur nga ligji. “Një e drejtë e vështirësuar në zbatim,” shtoi ajo.

“Unë vlerësoj që Kuvendi është organi, i cili ka kompetencën që me vendimin e tij të njohë këtë shtesë të veçantë për personelin e organeve të rivlerësimit,” këmbënguli Shtylla duke shtuar se “nuk është Këshilli i Ministrave që përcakton nivelin e pagave dhe shtesave mbi to”.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, e cilësoi këtë një kërkesë mbi ato të parashikuara në projekt-vendimet e mbledhjes dhe ngriti pikëpyetjen nëse Kuvendi kishte tagrin ligjor për ta bërë këtë apo duhej bërë me VKM duke kërkuar mendim nga Ministria e Financave dhe DAP-i.

Drejtoresha e DAP-it, Enkela Dudushi, shprehu kundërshtimin ndaj kësaj kërkese, duke e cilësuar të paparashikuar në ligj dhe diferencim mes organeve të vetingut, nëse jepej vetëm për KPA.

“Nuk mund ta marrë njëri dhe jo dy të tjerët,” tha ajo. Sipas saj, ligji ka parashikuar se shtesat për natyrë të veçantë pune janë vetëm për këshilltarët dhe nuk është pjesa e administratës brenda. Duke përforcuar argumentet, Dudushi shtoi se pagat për administratën e organeve të vetingut ishin më të larta se të njëjtat pozicione të institucione të tjera. “Kjo shtesa për ne nuk është e justifikuar dhe nuk është e mbështetur për t’u dhënë”- përfundoi ajo.

Kjo kërkesë u kundërshtua edhe nga Ministria e Financave. Vilma Çausholli, përgjegjëse në Sektorin e Analizës Buxhetore tha se “kjo shtesë nuk është parashikuar në fondet për këto institucione” duke i kërkuar komisionit që të ruhej niveli i klasifikimeve dhe shtesave aktuale.

Kryetarja e KPA-së ndërhyri në diskutim, duke u shpjeguar deputetëve vështirësitë me të cilat përballen punonjësit e organeve të vetingut.

“Nuk është e thjeshtë edhe të jesh pastrues, për shkak të kufizimeve dhe kujdesit që duhet të kesh për shkak të informacioneve me të cilat mund të biesh në kontakt gjatë procesit të punës, ka dokumentacion të klasifikuar dhe të gjithë personelin e kemi me certifikatë sigurie dhe përveç kësaj i gjithë personeli ka përcjellë adresat e tyre të komunikimit elektronik, që do të jenë të monitoruara nga organet komptente,” tha Shtylla.

Shtylla e cilësoi shtesën e pagës si stimul që të mos ikin punonjësit.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafa mbështeti argumentet e Shtyllës duke e cilësuar punën e administratës së KPA të një natyre të veçantë. “Kuvendi duhet ta marrë përsipër këtë përgjegjësi për t’ia mundësuar këtë të drejtë ligjore,” tha ai.

Kërkesën e Shtyllës e mbështeti edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. “Sa kohë është Kuvendi që miraton organikën dhe klasifikimin e pagava, po ashtu çdo shtesë page e miraton Kuvendi,” tha Bardhi, duke e quajtur rast tipik të një natyre të veçantë pune administratën e organeve të vetingut.

“Siç bëmë për këshilltarët ligjore dhe ekonomikë, ta përfshijmë dhe këtë në vendim,” propozoi ai.

Komisioni gjeti konsensus për miratimin e kërkesës së KPA-së dhe pas disa diskutimeve u miratua e njëjta shtesë page dhe për administratën e KPK-së dhe Komisionerëve Publikë./ BIRN

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Arrestohet tropojani 38-vjeçar, ja çfarë iu sekuestrua

Arrestohet tropojani 38-vjeçar, ja çfarë iu sekuestrua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.