Teksa po mbahej mbledhja e komisionit hetimor për Shëndetësinë, kryetarja Albana Vokshi përmendi një sërë emrash, që do të merren në pyetje.
Vokshi tha se do të thirren që të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ish-ministri Ilir Beqaj, Anila Denajn dhe Albana Koçiun.
Ajo tha se dëshmitarët duhet të merren në pyetje përpara datës 10 qershor.
“Do të thirren që të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ish-ministri Ilir Beqaj etj. Dëshmitarët duhet të merren në pyetje përpara datës 10 qershor. Duhet të zgjedhim edhe ekspertët ligjorë, që të mbledhin të dhëna, i propozojnë deputetëve të Komisionit edhe pika të ndryshme për planin e hetimit. Këto do i lëmë për një ditë tjetër. Ligji parashikon që të merren edhe ekspertë të përkohshëm të shëndetësisë, të IT etj. Do të shqyrtohen kandidatura ekspertësh në ditët në vijim”, u shpreh Vokshi.