Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kokainë e hashash të ndarë në doza, arrestohen 3 minorenë dhe…

10:48 18/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme janë zhvilluar dy aksione policore kundër trafikut të lëndëve narkotike në kryeqytet, me anë të këtij aksioni janë çuar në pranga 4 shtetas, 3 prej të cilëve minorenë të moshës 16 deri 17 vjeç.

Sipas bluve të komisariatit nr.2 të rinjve u janë gjetur dhjetëra doza me hashash gati për shitje, lëndë të cilën e shpërndanin në zonën e ish-Parkut dhe në zona të tjera të Tiranës.

Gjithashtu në pranga në një aksion tjetër të Komisariatit nr. 6 ka rënë një shtetas 32-vjeçar, i cili merrej dhe me kultivimin e lëndës narkotike canabis sativa, ndërsa i janë gjetur gjatë kontrollit dhe doza kokaine.

Njoftimi i policisë:

Finalizohen me sukses, brenda 12 orëve, nga strukturat e DVP Tiranë, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

-Operacioni policor i koduar “Kontaktuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihen në pranga 3 shtetas, sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në doza gati për shitje.

-Operacioni policor i koduar “Sharra”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 4 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontaktuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve:

H. D., 17 vjeç, R. B., 16 vjeç dhe M. U., 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Këta shtetas, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në zonën e quajtur “Ish-parku” dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
—
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sharra”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasi R. L. kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në fshatin Sharrë, në vendin e quajtur “Përroi i Lamucve”. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me bimët narkotike.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi R. L., pasi kultivonte bimë narkotike, e përgatiste lëndën narkotike cannabis sativa në doza, gjithashtu siguronte lëndë narkotike kokainë, të cilën e ndante në doza, dhe i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të tjera

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një
Aktualitet

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

Ajo që po ndodh në Rrjoll të Velipojës është një skenë që po përsëritet prej vitesh në Shqipëri, gjithmonë me...

18:45 03/02/2026
“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik
Aktualitet

“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

Gazetari Almer Toska ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku,...

11:56 03/02/2026
Para
Dhoma e Avokatisë Vlorë dhe Shkodër: Vijojmë deri më 24 qershor bojkotin!

Dhoma e Avokatisë Vlorë dhe Shkodër: Vijojmë deri më 24 qershor bojkotin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

Firmat e Ballukut, fadromat e Ulajt dhe heshtja jonë: Si shtypen protestat një nga një

18:45 03/02/2026
“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

“Ballukut i shtohen akuzat”, Toska e kallëzon në SPAK: Tuneli i Murrizit pa kolaudim, jeta e qytetarëve në rrezik

11:56 03/02/2026
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

14:08 02/02/2026
Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

11:08 02/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.