Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Koka turku” në uniformë blu: Si e përdori qeveria Policinë e Shkodrës për të fshehur përgjegjësitë e saj

18:14 13/07/2025
Reading Time: 5 min lexim

Shkarkimi masiv i drejtuesve të Policisë së Shtetit në Shkodër, pas aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, po ngjall reagime të forta për mënyrën se si qeveria po kërkon të shpëtojë veten nga përgjegjësia. Me një valë largimesh të bujshme, përfshirë drejtorin vendor të policisë, shefin e komisariatit dhe shefin e stacionit në Theth, qeveria shqiptare duket se ka gjetur “kokat e turkut” për të mbyllur një plagë që ka vite që thellohet nën sytë e të gjitha institucioneve.

Në konferencën për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, e quajti “të papranueshme” situatën në Theth dhe njoftoi pezullimet me argumentin se ata nuk meritojnë më të veshin uniformën blu. Ai paralajmëroi kontrolle të përditshme dhe hetime disiplinore për “shkelje të rënda” ndaj punonjësve të policisë që, sipas tij, nuk kanë ndërhyrë në kohë për të ndaluar ndërtimet.

Por sa fajtorë ka vërtetë kjo histori?

Thethi është vetëm maja e një ajsbergu shumë më të thellë, i ndërtuar prej vitesh nga paaftësia, shpërdorimi dhe klientelizmi institucional. Sipas qasjes zyrtare, del se nuk ekzistojnë më as satelitët Albania 1 dhe Albania 2, as IKMT, as ASIG, as Agjencitë e Legalizimeve, as prokurorët, as bashkitë, as Inspektoratet Vendore të Ndërtimit (IVN), të gjitha struktura që paguhen nga taksat e qytetarëve për të evidentuar, monitoruar dhe parandaluar ndërtime të paligjshme. Në realitet, përballë kësaj skeme, nuk ra asnjë kokë tjetër përveç uniformave blu.

Qeveria shqiptare zgjodhi të veprojë me fadroma në kulmin e sezonit turistik, duke shkatërruar biznese, bujtina dhe investime të banorëve që për vite me radhë kanë kërkuar vetëm një gjë: legalizim dhe planifikim të qartë urbanistik për pronat që kanë trashëguar dhe punuar. Këta banorë, që dikur ishin “fytyra e turizmit shqiptar”, sot janë etiketuar si uzurpatorë.

Me mijëra ndërtime pa leje gjenden në çdo cep të vendit, nga Ksamili te Dajti, nga Dhërmiu te Tirana. Por vetëm në zona të caktuara, vetëm në momente të caktuara, vetëm ndaj njerëzve pa mbështetje politike, veprohet me forcë. Dhe çdo verë, skenari përsëritet: zhurmë mediatike, shembje, protesta, viktima të reja institucionale.

Në këtë rast, viktimat janë drejtuesit vendorë të Policisë në Shkodër. Askush nuk përmend që një aksion i tillë nuk ndërmerret pa urdhër politik. Askush nuk heton pse për vite me radhë lejet mungonin, ndërsa ndërtime ngriheshin. Askush nuk përmend që vetë IKMT ndërhyn vetëm kur merr urdhër nga lart.

Kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës u emërua vetëm disa muaj më parë, ndërsa pas emërimit vetë kryeministri zhvilloi një vizitë në Theth. Ndërtimet ishin aty. Asokohe nuk u bë asnjë ndërhyrje, nuk u përmend asnjë problem. Nuk kishte hetime, nuk kishte prishje.

Rastet kaq “shqetësuese” për qeverinë në Theth, në fakt nuk janë aspak të krahasueshme me qindra ndërtimet pa leje që ngrihen në mes të Tiranës, në zemër të Bllokut, ku çdo muaj shtohen kate ilegalisht, por askush nuk mban përgjegjësi.

Është e rëndësishme të theksohet se i njëjti aksion për lirimin e hapësirave publike ka nisur tashmë edhe në Tiranë. IKMT, Policia Bashkiake dhe Komisariati nr. 2 ndërhynë së fundmi në rrugën “Medar Shtylla”, ku u prish një hapësirë e zënë pa leje që ishte kthyer në parkim. U procedua një qytetar, u tërhoqën disa makina, dhe kaq.

Nuk pati shkarkime, nuk pati hetime disiplinore, nuk doli askush nga uniformat blu për t’u turpëruar publikisht, siç ndodhi në Shkodër. A thua në Tiranë s’ka punonjës policie që kanë parë ndërtimet e paligjshme për vite, apo inspektorë që kanë heshtur?

Ky është një shembull i pastër i qeverisjes me dy standarde: në Shkodër ndëshkim demonstrativ me “prerje kokash”, në Tiranë, raportime, procedime minimale dhe heshtje.

Madje, në Tiranë kjo nuk është hera e parë që problemet e ndërtimeve pa leje zgjidhen me “diplomaci institucionale”. Vetëm dy-tre vite më parë, kur u konstatuan pallate të tëra pa leje në mes të qytetit, qeveria nuk nxori IKMT-në me fadroma, nuk nxori në rrugë shefa komisariatesh.

Përkundrazi, ndërtuesit u ftuan në zyrë, u trajtuan me kollare e xhaketë, u bë marrëveshje. U negociuan VKM, u gjetën rrugë të mesme. Dikush pagoi më shumë, dikush më pak, por të gjithë u amnistuan në heshtje. Dhe në fund, shumë prej tyre përfituan edhe tendera të tjerë publikë.

Në Theth, banorët akuzojnë drejtpërdrejt autoritetet vendore dhe kryetarin e Bashkisë Shkodër. “Ju kemi paguar lekët, kemi dhënë kafen në bashki. Ku është Benet Beci?”, shprehen pronarët e bujtinave në protestë. Por, ndryshe nga punonjësit e policisë, asnjë procedurë nuk është nisur ndaj tij.

Benet Beci, i njëjti që nuk u prek as kur përmendej në skandalet që dolën nga dosjet e SPAK, vijon të qëndrojë në krye të bashkisë. As Ilir Proda, as Edi Rama, nuk përmendin ndonjë përgjegjësi të pushtetit vendor.

Nëse standardi i ndëshkimit do të ishte i njëjtë, atëherë Rama duhet të shkarkonte jo vetëm shefin e komisariatit, por edhe drejtues të IKMT, të bashkive si Benet Becin e Tonin Marinajn të Malësisë së Madhe. Por këtë nuk e bën, sepse në Shqipëri, fajin e përcakton politika. Dhe kur ajo kërkon një “kokë turku”, e di mirë ku ta gjejë.

Ndërkohë, banorët e Thethit, të zhgënjyer dhe të braktisur, bëjnë thirrje për protesta dhe solidaritet. Ata kërkojnë që të dëgjohen përtej maleve që i rrethojnë, përtej heshtjes institucionale që i shurdhon.

Por në një vend ku përgjegjësia ka filtra selektivë dhe drejtësia varet nga dëshirat e pushtetit, kush i dëgjon vërtet?

Etiketa: reformaeditorial

Të lidhura

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë
Aktualitet

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gisele Pelicot, gruaja franceze që tronditi opinionin publik me rrëfimin e saj për dhunimin e përsëritur për më shumë se...

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj
Aktualitet

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Nga Klodian Tomorri Te indinjuarit nga bujtinat e Thethit Nga te gjithe te indinjuarit per ceshtjen e Thethit, dallon nje...

19:44 13/07/2025
Para
Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

19:44 13/07/2025
“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

19:17 13/07/2025
Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

18:32 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.