Dita e enjte në vend përgjithësisht do të mbizotërojë me mot të qëndrueshëm, i kthjellët me kalime vranësirash të pakta e mesatare në zonat malore.
Përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, do të shfaqet mjegulla e mjegullina lokale.
Era do të fryjë nga kuadrati i Veriut e lehtë dhe mesatare në bregdet. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore 1°C deri në 12°C
Zonat e ulëta 6°C deri në 21°C
Zonat bregdetare 8°C deri në 20°C
Ju urojmë të kaloni një ditë të mbarë!
/GazetaReforma.com/