Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Kobra’ në gjykatë: Babai i viktimës kërkon drejtësi, tensione në sallë

15:23 23/01/2025
Reading Time: 4 min lexim

Në seancën gjyqësore të rastit “Kobra”, ku të akuzuarit Dibran Hoxhaj, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli akuzohen për vrasjen e Visar Cengut më 3 janar 2023, u dëgjuan dy dëshmitarë, babai i viktimës, Behar Cengu, dhe Vllaznim Mustafa.

Mungoi dëshmitarja, Alketa Sadiku.

Behar Cengu, babai i viktimës, kërkoi drejtësi për vrasjen e djalit të tij. Ai theksoi se asnjë nga të akuzuarit, përfshirë Dibran Hoxhaj, nuk i kishte qenë i njohur dhe se nuk kishte pasur asnjë konflikt me ta.

Gjatë dëshmisë, Cengu shpjegoi se lajmin për vrasjen e djalit të tij e kishte marrë nga kolegu i tij i punës.

“Ai e kishe marr vesh ngjarjen nuk dishim gjë në familje, nuk isha i njoftuar. Më tha a ka Behar tjetër në Kukës ai shoku i punës, jo i thash vetëm unë. Më tha mundesh me ik deri tek spitali…Shkova e gjeta djalin aty. Prokurorja: A e dini a e ka njohur ndonjë person prej të pandehurve djali: Shpesh ato kur vishin prej emigrimit vinin në Kosovë, nuk e di…Vetëm di një gjë që djali nuk ka pas gjë me vete fare si ka ngrënë bukë ka dal nga shtëpia, ndoshta edhe lekë nuk ka pas me vete në kohën kur ka dal nga shtëpia… Bashkërisht me gjithë familjen time me gjithë vëllezër gjithë çka kam drejtësi dua karshi djalit, nuk dua me thënë nuk kam qenë në ngjarje vetë”, theksoi ai.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i të akuzuarit Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, i bëri pyetje babait të viktimës, Behar Cungu.

Avokati, Latifi, kërkoi të dinte kënd kishte takuar dëshmitari kur kishte shkuar në spital. Cungu përgjigjej se kishte takuar djalin e tij dhe persona të tjerë, ndërsa i plagosuri tjetër, që ishte me djalin e tij, kishte shkuar në Tiranë për trajtim.

Në lidhje me marrëdhëniet e tij me të akuzuarit, Behar Cungu tha se asnjëherë nuk kishte pasur probleme me askënd në Kosovë, përfshirë familjen e Dibran Hoxhaj.

I pyetur nga avokati nëse kishte takuar shokët e djalit të tij, Rifgen Shehun dhe Arben Bashkën, Cungu theksoi se asnjëherë nuk ishte takuar me ta, pasi ata ndodheshin jashtë vendit.

“Avokati Latifi: Pas ngjarjes a jeni takuar ndonjë me Rufgenin dhe Arbenin….Cungu: Po kanë marr pjesë në varrim….Latifi: A keni biseduar ndonjë me ta deri më tani ose familja juaj me Arbenin ose Rufgenin me i pyt çka ndodhi… Cungu: Jo jo fare hiq.. Latifi: Deri më sot që po flasim tash më datën 3 janar 2023 kur ka ndodh ngjarja, a keni pas rast me Rufgenin dhe Arbenin se çka ndodhi me djalin tem.. Cungu: Janë jashtë, janë në Angli, nuk rrinë këtu… Latifi: Familja juaj flas për ty personalisht, për vëllezërit tuaj për familjen më të gjerë kushterit a keni problem me familjen e Dibran Hoxhës apo dikë në Kosovë… Cungu: Kurrë në jetë jo me këtë po me asnjë”, tha ai.

Seanca gjyqësore vazhdoi me pyetjen e gjyqtarit, Vesel Ismali, i cili kërkoi të dinte nga Behar Cengu, babai i viktimës, se çfarë njohurish kishte për ngjarjen që i ndodhi djalit të tij. Cengu u përgjigj se nuk dinte asgjë për ngjarjen, pasi nuk kishte qenë në vendin e saj. Ai tha se kishte lënë drejtësinë të bënte punën e vet dhe shtoi: “Nuk di asgjë, nuk kam qenë në vendin e ngjarjes.”

Gjithashtu, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dëshminë e tij dha edhe Vllaznim Mustafa, i cili ishte në lokal “Kobra City” në natën kur u vra Visar Cengu. Mustafa deklaroi se në fund të mbrëmjes, tre persona nga Shqipëria kishin dalë jashtë dhe kishin biseduar qetësisht me menaxherin e lokalit. Kur ata u kthyen brenda, kishin përplasur derën dhe kishin rrëzuar një tavolinë, duke tentuar të hynin në zyrën e lokalit.

Pas këtij momenti, Mustafa tha se nuk i kujtohet asgjë tjetër, pasi për t’u vetëmbrojtur kishte shkuar në tualet dhe nuk kishte dalë deri në mbërritjen e policisë.

“Unë kam qenë duke kënduar aty, patën dal jashtë biseduan nëse nuk gaboj.,.. Prokurorja: A ke vërejtur ndonjë grup të njerëzve nga Shqipëria… Dëshmitari: E di që kanë qenë tre persona nga Shqipëria….Prokurorja: Kur kanë ardhur….dëshmitari: Nuk i kam parë unë kur kanë ardhur….Prokurorja: Kush ka qenë i ulur me ta a kanë qenë vetëm ata tre apo edhe dikush tjetër…Dëshmitari: Nuk e di…Momentin kur kanë hyrë brenda ata i kanë përplasur derën kanë hyrë me egërsirë. Nëse nuk gaboj këta të Shqipërisë kanë hyrë duke e shtyrë derën edhe kanë rrëzuar një tavolinë aty, marrin turr me hy në zyre përplasin derën. Aty kur e kam parë rastin kam vazhduar kam hy në tualet vetëmbrojtje kam bërë….Derisa kanë ardhur Policia në atë moment kam dal jashtë…Prokurorja: E ke dëgjuar diçka ndonjë zhurmë….Dëshmitari: Jo nuk kam dëgjuar”, u shpreh dëshmitari Mustafa.

Dëshmitari, Vllaznim Mustafa u pyet nga avokati mbrojtës i Dibran Hoxhaj, Florent Latifaj se klientin e tij në natën kritike a e ka parë në sallën e lokalit.

Dëshmitari deklaroi se atë natë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” e ka takuar në fillim dhe në fund kur e ka marr pagesën.

Sipas tij gjendja e “Kobrës” ka qenë e qetë.

“Atë natë kur ka ndodhur ngjarja Dibranin a e ke parë aty… Dëshmitari: Në atë moment jo vetëm kur kam shkuar në fillim të punës po bile atëherë i pata thënë në fillim të punës i pata thënë a mund ta gjej dikënd tjetër se unë atë natë pata me përfundua se unë kam qenë vetëm zëvendësim….59’27Avokati Latifi: A të kujtohet gjendja e Dibranit kur ua ka ndarë bakshishet, rrogat …Dëshmitari: Qetë ka qenë. Nuk kemi pas fjalë apo diçka qetë ka qenë”, theksoi ai.

Etiketa: gjykataKobratensione

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para
Dhunoi dhe kërcënoi të atin me jetë, arrestohet i riu në Shkodër

Kërcënuan 44-vjeçarin me armë, dy prej të arrestuarve në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.