Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KLSH: Koncesionari i dializës i Allajbeut abuzoi me kontratën, 3.3 mln euro dëm

11:00 29/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka lëshuar alarmin se koncesionari i hemodializës nuk po kryen investimet e detyrueshme sipas kontratës së koncesionit duke i lënë pajisjet në gjendje të degraduar. Në një raport auditimi, KLSH thotë se sipas kontratës, koncesionari ka detyrimin që në 4 vitet e fundit të riinvestojë 3.3 milionë euro për rinovimin e pajisjeve , me qëllim që në përfundim të koncesionit, shtetit t’i mbeten pajisje funksionale.

“Në zbatim të kontratës së koncesionit, është përcaktuar se ri investimi në pajisje mjekësore në të 5 qendrat e dializës, nga koncensionari do të bëhet 100% duke filluar në 4 vitet e fundit. Ndërkohë, kontrata është në 4 vitet e fundit të zbatimit dhe koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore”, zbulon KLSH.

Përballë kësaj situate, KLSH i ka rekomanduar autoriteteve që të ndërhyjnë urgjent.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, t’i kërkojnë koncensionarit zbatim e kontratës së koncesionit sipas kushteve, për zëvendësimin e pajisjeve mjekësore”, thuhet në raport.

Shqipëria e ka pësuar shpesh nga koncesionet që lënë pas tokën e djegur. Rasti më i fundit ishte ai i kolaudimit të automjeteve, ku kompania zviceriane SGS edhe pse kishte detyrimin të investonte 4 milionë euro në vitet e fundit të kontratës nuk e bëri këtë. Si pasojë paratë për të rinovuar pajisjet dhe ambientet e degraduara u paguan nga qytetarët shqiptarë, ndërsa koncesionari iku me fitimet në xhep.

Investimet

Në aneksin 3 dhe 7 të kontratës së koncensionit të dializës është përcaktuar vlera e fillestare e investimit që do të bëjë koncensionari në të 5 qendrat e dializës, respektivisht 1,1 milionë Euro në infrastrukturë dhe 3,3 milionë euro në pajisje mjekësore.

Sipas kontratës, shuma prej 3.3 milionë eurosh në pajisje duhet të riinvestohet sërish e plotë në 4 vitet e fundit të koncesionit me qëllim rinovimin e pajisjeve dhe lënëien në kushte optimale kur kontrata të përfundojë dhe ato të kalojnë në shtet.

Më konkretisht, kontrata e detyron koncesionarin që në vitin e 7 të koncesionit të investojë 100 për qind të shumës së investuar në vitin e parë për rinovimin e pajisjet. Në vitin e 8-të, 100 për qind të shumës së investuar në vitin e dytë e kështu me radhë deri në vitin e 10 dhe të fundit të koncesionit. Mirëpo edhe pse kontrata ka hyrë tashmë në vitin e 9-të, KLSH thotë se kompania koncesionare Diavita nuk ka kryer asnjë investim për rinovimin e pajisjeve duke rrezikuar t’i lërë shtetit tokën e djegur kur të përfundojë koncesioni.

Koncesioni

Qeveria shqiptare e dha me koncesion shërbimin e dializës në vitin 2016 për një afat 10 vjeçar. Kontrata u fitua nga një kompani e quajtur Diavita. Ortakët themelues të kompanisë ishin shoqëria Evita me 85% të aksioneve dhe Spitali Amerikan (American Hospital), me 15% të aksioneve. Aksioneri kryesor i Evita, ishte Arimo BV, një shoqëri e regjistruar në Hollandë me kontrollues përfundimtar biznesmenin Klodian Allajbeu.

Në shtator 2019, koncesioni u shit. Kompania DiaVita u ble nga shoqëria suedeze Diaverum International AB, pjesë e Diaverum Group, kompani e tretë më e madhe në botë në ofrimin e shërbimeve mjekësore për patologjitë e veshkave. Vlera e transaksionit ishte rreth tre milionë euro.

Por vitin e kaluar koncesioni i dializës ndërroi sërish pronar. Pronësia e kompansë koncesionare të shërbimit të dializës, DiaVita do të ndryshojë sërish.

Grupi Diaverum, që e bleu shoqërinë në vitin 2019, u shit i gjithi tek M42, një kompani e shërbimeve mjekësore në pronësi të fondit publik të investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mubadala Investment Company./Kapitali

 

 

 

Të lidhura

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 vatra zjarri në pesë bashki të vendit: Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe...

10:40 28/06/2025
Nga çmimet më të larta, te të ardhurat më të ulëta, ja për çfarë mbajmë rekord në Europë
Aktualitet

Nga çmimet më të larta, te të ardhurat më të ulëta, ja për çfarë mbajmë rekord në Europë

Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i ri kombëtar. Jo për...

10:12 28/06/2025
Para
Tregti e paligjshme me shpendët e egër/Qeveria bën një sy qorr ndaj krimit mjedisor

Tregti e paligjshme me shpendët e egër/Qeveria bën një sy qorr ndaj krimit mjedisor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

10:40 28/06/2025
Nga çmimet më të larta, te të ardhurat më të ulëta, ja për çfarë mbajmë rekord në Europë

Nga çmimet më të larta, te të ardhurat më të ulëta, ja për çfarë mbajmë rekord në Europë

10:12 28/06/2025
ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

09:47 28/06/2025
Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

09:01 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.