Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KLP dhe SPAK nuk kërkuan buxhet për vetingun në politikë

20:51 11/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorisë së Posaçme, SPAK pranuan se nuk kanë kërkuar buxhet për procesin e vetingut që u kalon në përgjegjësi në qershor 2022.

Zv/kryetari i KLP-së, Alfred Balla, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të PD tha se :“KLP deri më sot nuk ka përgatitur asnjë studim në lidhje me vazhdimësinë e procesit të vetingut, që pas datës 17 qershor na takon ne”.

“Kemi menduar se buxheti për rivlerësimin kalimtar është buxheti tërësor për organet aktuale të vetingut dhe shumë lehtë mund të transferohet tek ne dhe tek KLGJ në qershor 2022,” shtoi ai.

Balla shprehu besimin se buxheti është planifikuar nga qeveria, pasi vetingu është një proces në vazhdim.

Por sipas deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka “mungesë logjike” në këtë përgjigje dhe i kujtoi Ballës se i detyron ligji që të marrin masa për këtë proces. Ai solli si shembull rastin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që kishte kërkuar buxhet për vetingun.

Përfaqësuesi i KLP u mbrojt duke theksuar se ka mjaftueshëm kohë deri në qershor për të bërë një studim, ndërsa përmendi nismën e PS-së për zgjatjen e afatit të organeve aktuale të vetingut si një argument për mosveprimin e deritanishëm.

“Është një problem që deri më tani s’e kemi menduar. Jemi nisur dhe nga fakti që në faqen e Kuvendit është publikuar një nismë ligjore për zgjatjen e afateve të KPK dhe KP, por jemi në pritje të vendimarrjes suaj,” tha Balla.

Ndërkohë, ai tha se KLP e ka kapacitetin për ta bërë vetingun, pasi prej tre vitesh po realizon vetingun e magjistratëve të rinj.  “Madje një këshill me 11 veta mund të gjykojë më mirë,” tha ai.

Argumentet e Ballës u kritikuan nga Alibeaj, i cili aludoi për ndikime politike në punën e KLP-së.

“Çfarë pune keni ju se ç’bëjnë grupet parlamentare politike në parlament me iniciativat e tyre? A mos ndoshta duhet të aludoj për ndonjë fill të kuq lidhjeje me pushtetin?,” pyeti Alibeaj.

Kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka e cilësoi aludimin e deputetit të PD-së si “intimidim i organeve të pavarura”.

Edhe  drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, u përball me të njëjtat pyetje nga deputetët e opozitës, pasi detyrat e Komisionierit Publik i kalojnë këtij institucioni në qershor 2022, sipas parashikimit kushtetues. Kraja tha se SPAK nuk ka bërë kërkesë për buxhet shtesë që do t’i duhet për këtë proces, pasi besonte se nga pikëpamja teknike ishte zgjidhur në zërin buxhetor. “Është e vërtetë që kemi parashikim ligjor, por nuk kemi bërë përllogaritje, as propozim për buxhet. Besoj se në momentin që do të na kalojnë përgjegjësitë ligjore do të na akordohet dhe buxheti që është në dispozicion,” tha ai.

Alibeaj shprehu rezerva edhe për përgjigjen e Krajës, që sipas tij tregon “neglizhencë ligjore”.

Relatori i komisionit për projekt-buxhetin e qeverisë, Alqi Bllako, shpjegoi se zëri buxhetor për procesin e vetingut është parashikuar si zë vjetor në buxhet dhe fondet do të rialokohen për organet e tjera të drejtësisë në qershor, kur të përfundojë afati kushtetues i organeve aktuale të vetingut.

Lidhur me buxhetin e parashikuar nga qeveria, kreu i SPAK tha se nuk u është plotësuar kërkesa për një godinë të re për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Të lidhura

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë
Aktualitet

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin gjatë verës kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të helmimeve, duke vënë...

18:47 04/07/2025
Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun
Aktualitet

I gjithë grupi i Laert Haxhiut, në burg me 4 telefona, kufje e karikues! Kush është furnitori i bandës

Një dosje hetimore e siguruar nga “Ora News” ka hedhur dritë mbi një problem serioz në sistemin penitenciar shqiptar, ku...

18:31 04/07/2025
Para
Sondazhi për politikanët: Ja kush është më i pëlqyeri nga qytetarët

Sondazhi për politikanët: Ja kush është më i pëlqyeri nga qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë

18:47 04/07/2025
Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun

I gjithë grupi i Laert Haxhiut, në burg me 4 telefona, kufje e karikues! Kush është furnitori i bandës

18:31 04/07/2025
Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata

18:17 04/07/2025
Zelensky pas telefonatës me Trump: Presidenti ishte i informuar për situatën në Ukrainë

Zelensky pas telefonatës me Trump: Presidenti ishte i informuar për situatën në Ukrainë

18:03 04/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.