Klement Zguri është larguar sërish nga mbledhja e KQZ-së ditën e sotme teksa kanë qenë duke diskutuar për dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Zguri pasi ka marrë fjalën theksoi se procedura për zgjedhjet e 30 qershorit pas anulimit nga presidenti Meta, duhet të ndërpritet.
Klement Zguri ka zgjedhur që të largohet pas kërkesës që ka paraqitur Partia e Unitetit Kombëtar të drejtuar nga Idajet Beqiri. Kjo mbledhje ka pasur debate e diskutime për shkak të problemeve ligjore që përmban një kërkesë e tillë.
E ndërkohë që debatet kanë qenë të shumta edhe në senacën plenare të sotme, ku sulmet verbale kanë qenë të shumta për presidentin Meta. Ai që ka shpërthyer në lumë akuzash për të ka qenë vetë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit është shprehur se shpreh se Meta ka pasur shansin që të ketë pozicionet më të larta shtetërore dhe sërish është i pangopur.
Pjesë nga debati në mbledhjen e KQZ:
Zguri: Doni të thoni që organet vendimarrëse kërkojnë që dekreti i Metës të respektohet, në kundërshtim në atë që kërkoni ju.
Beqiri: Ne nuk pajtohemi me dekretin. Jam i detyruar të ndjek vendimin e forumeve më të larta të partisë. Të gjithë u pajtuan që e vetmja zgjidhje për ne si parti politike është ç’rregjistrimi. Kryetar i shtetit më mori nëpërkëmbë. S’më la të drejtën të votoj.
Biba: Procesi i fletëve të votimit ka përfunduar.
Skënderaj: Kemi mbajtur një qëndrim për komisionin, kërkesat pas vendimit të KQZ
Biba: Duke ç’dekretuar datën e zgjedhjeve Meta doli mbi kopetenca, ishte anti-kushtetuese. Vendosëm të vijojmë punën, mbetet në fuqi dekreti i Nëntorit. Kërkesa për ç’rregjistrim bie ndesh me normativën kushtetuese. Fleta e votimit tashmë është e printuar. Pritet të vijnë në Shqiperi duke qenë se është printuar jashtë vendi. Po të kthejmë fletën do linim pa u futur në zgjedhje dhe partitë e tjera që duan të futen në zgjedhje. Në Kod Zgjedhor nuk parashikohet mundësia për tu tërhequr. Duhet të rrëzojmë kërkesën në gjykimin tim
Zguri: Dekreti i Metës është botuar në Fletoren Zyrtare. Ky i sotmi është moment antiligjor, një institucion i qeverisë që varet nga ministria e drejtësisë e ka botuar në fletore zyrtare. Akte të pavlefshme vendosen në fletore zyrtare. Vërtetë e mendoni këtë?
Në fletore zyrtare nuk mund të botohet. Një akt që mund të jetë dhe i vlefshëm dhe i pavlefshëm. S’dua të merrem me të drejtën e Metës për të nxjerrë dekret. Nuk jam gjykatë kushtetuese që të vlerësoj dekretin e Metës. Bëhet fjalë për një dekret që është vendosur në fletoren zyrtare, i qëndroj mendimit që kjo kërkesë do tejkalojë dhe atë që është kërkuar mendoj që KQZ të ndërpresë proceduren për organizimin e zgjedhjeve.