Një ngarkesë e madhe droge që ishte nisur nga Shqipëria, është kapur nga pala greke në Igumenicë. Droga është sekuestruar në një fuoristradë tip “Volvo” dhe mësohet se bëhet fjalë për rreth 75 kg marijuanë. Mjeti është ndaluar rastësisht nga Qarkullimi Rrugor i Igumenicës për kontroll dokumentacioni. Por për shkak te dyshimev që kanë pasur efektivët e policisë greka ato i kanë ushtruar kontroll të brendshëm mjetit. Në vende të improvizuara enkas në bazën e gazit dhe poshtë sediljeve te pasagjerit dhe shoferit, janë gjetur dhe sekuestruar 79 pako me 74 kg 886 gram marijuanë. Ështe arrestuar drejtuesi, shtetas grek.
Prej fillimi te vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.3 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Ngjarja në Fushë- Mëzez/ Nëna zbardh detajet nga plagosja e 15 – vjeçarit
Janë zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku mbeti i plagosur një 15-vjerçar. Ishte...