Një 67-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi u kap duke u kujdesur për disa bimë kanabisi në fshatin Trush.
67-vjeçari A. L kishte mbjellë rreth 215 bimë kanabisi mes një parcele me misër, të cilat u asgjësuan përmes djegies.
Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult, ku konstatuan të kultivuara dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.