Personi në foto është një polic i arrestuar për përfshirje në prodhimin dhe shitjen e drogës. Polici Lorenc Gropa e akuzojnë për kryerjen e veprimeve të paligjshme në lokal të tij. Gjithashtu, janë arrestuar tre kushërinjtë e tij, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të cilët dyshohen për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Policia e Shtetit ka marrë masa ndaj Lorencit duke e pezulluar menjëherë nga detyra dhe ka nisur procedurat disiplinore për përjashtimin e tij nga policia për shkelje të rënda. Gjithashtu, janë proceduar Maliq Gropa, babai i policit, dhe Bruno Ferhataj.