Një 51-vjeçar u arrestua nga policia në Dimal për armëmbajtje pa leje dhe ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit. Sipas policisë, i arrestuari është Enrik Begaj.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i ligjit’, goditen një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, një pistoletë stilolaps dhe municion luftarak. Vihet në pranga 51-vjeçari që i posedonte.”
Policia e Dimalit ndërmori kontrollin në shtëpinë e Begajt, ku gjeti dhe sekuestroi pajisjet e përdorura për lojëra fati dhe armët. Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për hetime të mëtejshme.