Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kina forcon bashkëpunimin me Hungarinë përmes një partneriteti “gjithëpërfshirës”

22:59 10/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti kinez Xi Jinping tha të enjten gjatë vizitës në Hungari se Kina po forcon marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë në një partneritet “gjithëpërfshirës”.

“Jemi të gatshëm ta konsiderojmë këtë si pikënisje për t’i çuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin pragmatik drejt një niveli më të avancuar,” deklaroi Presidenti Xi.

Hungaria ishte vendi i tretë dhe i fundit që zoti Xi vizitoi gjatë vizitës së tij të parë evropiane në pesë vitet e fundit. Xi arriti në kryeqytetin hungarez Budapest të mërkurën mbrëma pasi vizitoi Francën dhe Serbinë.

Gjatë qëndrimit në Budapest, udhëheqësi kinez u takua me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili ka zgjeruar bashkëpunimin e vendit të tij me Kinën që kur mori pushtetin në vitin 2020. Zoti Xi nxiti aleatin më të afërt të Kinës në Bashkimi Evropian që të “luajë një rol më të madh në BE dhe të nxisë një zhvillim të ri dhe më të madh të marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe BE-së”.

Hungaria pritet të bëhet kryesuese e radhës e BE-së në korrik.

Hungaria dhe Kina njoftuan se nënshkruan 18 marrëveshje dypalëshe për të thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore ndërmjet tyre. Zoti Xi tha se marrëdhënia dypalëshe ndërmjet Pekinit dhe Budapestit “është në pikën më të lartë në histori”, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit.

Projektet e reja të cilat u shpallën të enjten përfshijnë ndërtimin e një gaz-sjellësi ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe bashkëveprim të Pekinit dhe Budapestit në fushën bërthamore.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto gjithashtu tha se Hungaria dhe Kina do të fillojnë të përgatiten për ndërtimin e hekurudhës së Budapestit që do të transportojë mallrat e prodhuara nga fabrikat kineze në pjesën lindore të Hungarisë për në tregjet e Evropës perëndimore.

Hungaria është bërë partner i rëndësishëm investimesh dhe tregtie për Kinën në një kohë kur shtetet e tjera të BE-së kanë filluar të distancohen nga ky shtet aziatik. Budapesti ndërkohë, ka kultivuar marrëdhënie më të afërta me Pekinin dhe Moskën.

Pekini ka investuar miliarda në Hungari dhe e konsideron atë si portë të rëndësishme për të depërtuar në Bashkimin Evropian që ka 27 shtete anëtare.

Kina po financon një projekt madhor hekurudhor që do të lidhë me trena të shpejtësisë së lartë kryeqytetet e Hungarisë dhe Serbisë. Ky projekt do të kushtojë 2.1 miliardë dollarë dhe pjesa dërrmuese e kësaj shume do të financohet përmes një huaje nga Kina. Projekti është pjesë e nismës Një Brez një Rrugë, i inicuar nga zoti Xi para një dekade për të ndërtuar infrastrukturën botërore dhe rrjetet energjetike që lidhin Azinë me Evropën dhe Afrikën.

“Dua ta siguroj Presidentin se Hungaria do të vazhdojë t’iu sigurojë kushte të drejta kompanive kineze që investojnë në vendin tonë,” tha zoti Orban. “Do të krijojmë mundësi që teknologjitë më moderne të Perëndimit dhe më moderne të Lindjes të takohen dhe të ndërtojnë bashkëpunim në Hungari.”

Gjatë vizitës së zotit Xi në Paris, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kërkuan nga zoti Xi të sigurojë tregtinë e drejtë me Evropë dhe të përdorë ndikimin e tij në Rusi për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Ukrainë./VOA

Etiketa: HungariKine

Të lidhura

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara
Kosovë

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

Partitë politike përfunduan këtë të mërkurë konsultimet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale....

16:31 04/06/2025
Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar
Aktualitet

Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar

Një prezervativ 200-vjeçar do të ekspozohet këtë javë në muzeun më të famshëm të Holandës, Rijksmuseum në Amsterdam, krah veprave...

16:20 04/06/2025
Para
Qeveria nis procedurat për një koncesion me vlerë 100 mln euro, Tomorri: Një tjetër dosje për në SPAK

Analiza e Klodian Tomorrit/ Pse hesht Opozita për Mkrokreditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

Konsultimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, cilat janë tre datat e propozuara

16:31 04/06/2025
Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar

Ekspozohet në muze prezervativi 200-vjeçar

16:20 04/06/2025
Të premten Kurban Bajrami, falja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Të premten Kurban Bajrami, falja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

15:53 04/06/2025
Turisti ra nga motori i ujit dhe humbi jetën, Gjykata e Durrësit jep vendimin për pronarin e Jet Ski-së

Turisti ra nga motori i ujit dhe humbi jetën, Gjykata e Durrësit jep vendimin për pronarin e Jet Ski-së

15:34 04/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.