KFOR, ka shtuar patrullimin në afërsi të kanalit Ibër-Lepenac afër Zubin Potokut, pas sulmit të ndodhur më 29 nëntor.
Masat e sigurisë u shtuan për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon.
“Komanda Rajonale Lindje mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje të sigurisë dhe logjistike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
KFOR-i e dënoi ashpër sulmin në ujësjellësin në Zubin Potok, duke deklaruar se ka pasur ndikim serioz në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë.
“Është e rëndësishme të vërtetohen faktet dhe të thirren përgjegjësit për përgjegjësi dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, u tha në reagimin e KFOR-it një ditë pas sulmit.