Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Këto 7 shtete nuk kanë asnjë rast me koronavirus, ja arsyet

21:19 24/04/2020
Reading Time: 4 min lexim

Prej javësh pothuajse e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe deri tani numërohen 2,804,559 të prekur dhe 195,594 viktima.

Mirëpo, siç duket ka disa vende “fatlume” që nuk kanë ende asnjë të prekur nga Covid-19 dhe të dhënat janë publikuar nga Instituti John Hopkins.

Deri më sot shtetet që nuk kanë asnjë rast të konfirmuar me koronavirus janë: Turkmenistani, Taxhikistani, Koreja e Veriut, Lesotho, Komoros, Ishujt Solomon dhe Vanuatu.

Ekspertët mendojnë se ky rezultat mund të vijë për shkak të një sërë faktorësh të ndryshëm, si mungesa e testimeve për shkak të infrastrukturave të dobëta mjekësore, mungesa e lëvizjes së qytetarëve si rrjedhojë e sistemeve totalitare si dhe manipulimi i shifrave të raportuara në media.

Euronews Albania zbulon disa prej arsyeve dhe masave që kanë ndërmarrë këto shtete për t’i shpëtuar pandemisë që ka pushtuar globin.

Turkmenistani
Turkmenistani, një shtet në Azinë Qendrore me një popullsi prej afro 5.8 milionë banorësh, është një ndër shtetet që deri më sot raporton se nuk ka pasur as viktima e as persona të infektuar nga coronavirusi i ri, COVID-19.
Një nga masat e para shtrënguese të marra nga qeveria vendase ishte mbyllja absolute e kufijve të vendit dhe pezullimi i të gjithë udhëtimeve ndërkombëtare.
Megjithatë, së fundmi dyshimet janë shtuar pasi qeveria njoftoi për disa masa të reja kufizuese si lëvizja ndërqytetëse vetëm përmes autorizimit.

Taxhikistani
Me një popullsi prej afro 9 milionë banorësh, shteti që ndan një kufi me Kinën nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 deri më sot. Që në fillimet e pandemisë, qeveria dha urdhër për mbylljen e kufirit me Kinën dhe për izolimin e për një periudhë 2 javore të shtetasve që mbërrinin në vend.
Presidenti Emomali Rahmon është shprehur se shteti do arrijë ta shmangë pandeminë teksa është shprehur se “tradita e higjienës” së vendasve ishte një ndër shkaqet përse nuk ka gurmë të coronavirus në vend.
Së fundmi, USAID dhe OBSH kanë dhuruar pajisje mbrojtëse për Taxhikistanin me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë si një masë parandaluese dhe për të luftuar virusin nëse mbërrin në vend.

Koreja e Veriut
Një ndër arsyet kryesore përse ekspertët mendojnë se virusi nuk ka mbërritur në Korenë e Veriut është pikërisht izolimi absolut për shkak të regjimit totalitarian. Shteti mbylli menjëherë kufijtë, pezulloi udhëtimet me tren dhe ato ndërkombëtare si dhe urdhëroi mbylljen e shkollave dhe anulimin e të gjitha aktiviteteve festive.
Ekspertët pohojnë se për shkak të kontrollit të plotë të shteti mbi mediat, është e vështirë të mësohet nëse COVID-19 ka mbërritur apo jo në Korenë e Veriut. Ndërkohë, autoritetet e Penianit kanë pohuar se gjendja është nën kontroll, por i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i binden plotësisht udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore vendase.

Lesotho
Lesotho është një mbretëri autonome në malet e Afrikës së Jugut me një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh dhe gjithashtu shteti i dytë në kontinentin afrikan që nuk ka asnjë rast të raportuar për COVID-19. Megjithatë, qeveria ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit.
Kufijtë e shtetit do të qëndrojnë të mbyllur deri në 5 maj. Lëvizja e qytetarëve është rreptësishtë e ndaluar përveç nevojave esenciale, ndërsa të gjithë fluturimet janë pezulluar. Përpara mbylljes së plotë të kufijve, autoritetet vendore kërkuan që të gjithë qytetarët që mbërrinin të testoheshin për simptoma të COVID-19.
Të gjitha grumbullimet publike janë të ndaluara, përveç ceremonive funerale ku mund të jenë të pranishëm 50 persona.

Komoros
Arkipelagu vullkanik Komoros, në brigjet lindore të Afrikës e me një popullsi prej 850 mijë banorësh, është shteti tjetër në kontinentin afrikan pas asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Më 23 mars, në vend u ndaluan të gjitha llojet e aktiviteteve që sjellin grumbullim të qytetarëve si dhe anuloi fluturimet ndërkombëtare. Sipas disa mjekëve vendas, një ndër arsyet përse Komoros i ka shpëtuar virusit është për shkak të vaksinimit të qytetarëve kundër së malaries.

Ishujt Solomon
Në 25 mars, guvernatori i Ishujve Solomon Sir David Vunagi shpalli gjendjen e emergjencës. Duke marrë shkak nga gjendja e kufizuar e pajisjeve shëndetësore dhe barrën e rëndë që do binte mbi sistemin shëndetësor në vend, guvernatori nxitoi të merrte masa parandaluese për përhapjen e virusit si kontrolle të rrepta për udhëtarët që vinin kryesisht nga vendet e prekura, pezullimin e të gjitha fluturimeve si dhe mbylljen e shkollave.

Vanuatu
Vanuatu është një ishull i Paqësorit me një popullsi prej rreth 270 mijë banorësh. Përpara se qeveria të kërkonte pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare, rreth 60 qytetarë që mbërritën në ishull u vendosën menjëherë në karantinë për një periudhë 14 ditore. Të gjitha ndihmat humanitare që hyjnë në territorin e ishullit i nënshtrohen një periudhe izolimi dhe dezinfektimi prej tre ditësh pasi autoritetet vendase janë shprehur se “çështja do të trajtohet në mënyrë lokale”. Gjithashtu të gjitha bizneseve jo esenciale janë mbyllur dhe është ndaluar rreptësishtë grumbullimi i më shumë se 5 personave.

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, si paraqitet rezultati i deritanishëm në rang kombëtar

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit vazhdon këtë të mërkurë, ndërsa deri tani janë numëruar 5214...

17:16 14/05/2025
OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane
Aktualitet

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

Numri i infermierëve në mbarë botën ka arritur në 29.8 milionë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të...

16:57 14/05/2025
Para

Covid-19: 25 rregullat që duhet të zbatojë çdo call-center 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit, si paraqitet rezultati i deritanishëm në rang kombëtar

17:16 14/05/2025
OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

16:57 14/05/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.