Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Këtë javë gati plani i garancisë financiare, Rama thirrje shqiptarëve: “Kurseni, nuk jeni me pushime”

19:11 16/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje ‘live’ në Facebook ka folur rreth masave të marra nga qeveria, teksa paralajmëroi se do ta paguajnë shtrenjtë të gjithë ata që nuk do të zbatojnë masat shtrënguese.

Sipas kreut të qeverisë ilaçi kryesor i parandalimit të përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës është kufizimi deri në ekstrem i lirisë së lëvizjes dhe distancimi deri në absurd nga njëri-tjetri.

“Kush lëshohet e dorëzohet, e paguan nesër aq shtrenjtë, sa nuk do të donte as ta imagjinonte sot. Ju kërkoj të bëni durim, si kurrë më parë dhe të dëgjoni lutjen time. Të bombarduar me lajme e rrëfime të ndryshme, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendoni se e dini më mirë këtë apo atë, keni të drejtë të mërziteni, të acaroheni, edhe të më shani madje, apo ofendoni mua, por askush nuk ka të drejtë të vërë në diskutim kufizimet skandaloze që po iu imponohen të gjithëve dhe të shkel ligjin special. Kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër dhe nuk ka lidhje me një lojë kukafshehti. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë me armikun e padukshëm, që po mbyll në shtëpi popujt e të gjithë botës. I vetmi ilaç për të lehtësuar plagët e mëdha dhe ulur numrin e viktimave të këtij virusi ëdhtë kufizimi drastik i lirisë sonë të lëvizjes dhe distancimmi deri në absurd nga njëri-tjetri. Sfida e tmerrshme për vendimmarrësit është të shohin jo vetëm si të mbyllin rrugët e komunikimit, por të garantojnë që paslufta të mos jetë një tatëpjetë pa rrugëdalje për ekonomninë. Do të varesha nga këmbët në sheshin Skënderbej për mos mbylljen e veprimtarive prodhuese”, deklaroi Rama.

Ndërkohë sa u përketë kritikave të bëra për shkak të mungesës së masave në fushën e ekonomisë, kryeministri u shpreh se është e thjesht të flasësh kur nuk ke asgjë në dorë, teksa premtoi se shumë shpejt do ketë një plan  për ringritjen e ekonomisë.

Por, derisa të bëhet gati plani Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë dhe të mos hanë shumë, pasi  siç tha ai jemi në një gjendje lufte.

“Duhet të jemi të qartë, se kjo është luftë dhe të gjithë jemi një. Por nuk do jemi dot njësoj. Disa duhet të dalin nga shtëpia. Por të gjithë të tjerët që janë në shtëpi të mos i shikojnë si pushime dhe të hanë e pinë më shumë seç duhet, pa menduar për ata që janë jashtë, pranda u them që të kurseni. Do kemi shumë shpejt brenda kësaj jave për një plan të qartë për ekonominë dhe për rregullimin e të gjithë juve që në këtë luftë latë punën dhe jeni në shtëpi”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri tregoi se do zhvillojë një bisedë telefonike rreth orës 19:30 me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, të cilës do i kërkojë që fondet se BE-ja për tërmetin mos të ndryshojnë destinacion, si edhe BE të mos e përjashtojë Shqipërinë në eksportet e materialeve mjekësore.

“Po bëjmë gjithçka mundemi për atdheun e fëmijëve. Sot nuk e lejojmë të bulajmë kockën e ekonomisë tonë. Pas disa muajsh ky armik do shporret. Disa nuk janë në shtëpi, disa janë në çadër, disa në shtëpi me qera. Atyre që iu ra çatia mbi kokë nuk i themi dot që nuk ua bëjmë shtëpitë. Do t’i nisim ndërtimin e shtëpi. Kisha një bisedë telefonikë me Ursula Von der Leyen, biseda u shty për në orën 7:30. Do t’i kërkoj që fondet se BE-ja nuk do të ndryshojë destinacion. Sot, tani që flasim, kemi nxjerrë thirrjen për tenderin ndërkombëtar prej 7.9 mln lekësh për shkolla të reja. Arseja tjetër është që BE të mos e përjashtojë Shqipërinë në eksportet e materialeve mjekësore. BE nuk mund të na përjashtojnë nga aksesi i këtyre mallrave të vendeve të ballkanit perëndimor, prandaj ne kemi marrë këtë nisme . Do bëhem shumë i bezdisshëm, durimi do të testohet rëndë. Nuk do ta kemi të lehtë.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1318649775009557/

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para

Shqipëria në “kthetrat” e Coronavirusit, ja kur epidemia do arrijë pikun në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.