Protesta e studentëve vazhdon ende, megjithatë për Këshilltarin e Kryeministrit për Çështjet Sociale, Albert Nikolla, ajo e ka humbur shpirtin që e mbante gjallë.
Nga studio e Opinion, Nikolla ka thënë se pavarësisht problemeve të rëndësishme që ka evidentuar protesta e studentëve, tashmë nuk ruan më gjallërinë që e nisi.
Ai u shpreh se bojkoti studentor është instrumentalizuar dhe për këtë arsye në ditët në vazhdim pritet edhe fillimi i plotë i ciklit mësimor në auditoret universitare.
“Situata aktuale është pa shpirt. Sepse është e instrumentalizuar dhe nuk do të zgjasë, pasi është evidente se mësimi po fillon, – tha ai.