Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kërkoi të kontrolloheshin tabulatet e Edi Ramës, KPK shkarkon prokurorin Arjan Ndoja

10:35 06/05/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili tre vite më parë i shpëtoi një atentati në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Vendimi për shkarkimin e Ndojës është marrë me votë unanime në KPK, ndërkohë që sipas Komisionit, prokurori kishte probleme me justifikimin e pasurisë, si dhe kontakte me personazhe të botës së krimit.

Në seancën dëgjimore që u mbajt javën e kaluar, Ndoja i konsideroi politike qëndrimet dhe sulmet ndaj tij, ndërkohë që kërkoi të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, për të parë nëse ky i fundit po ashtu ka kontakte me persona të botës së krimit.

“Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin”, u shpreh Ndoja në seancën e vetingut.

Prokurori nuk e saktësoi se cili ishte personi nën hetim që komunikonte direkt me Edi Ramën dhe as dosjen në të cilën është regjistruar ky komunikim.

Kujtojmë se Arjan Ndoja u sulmua hapur nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësi i tij asokohe, Erion Braçe, në lidhje me dosje që prokurori kishte sa i takon tokave në bregdetin e Durrësit.

Ndoja u quajt nga Rama KÇK, një nismë kjo që vijoi për muaj me radhë të trumbetohej nga socialistët.

Sipas vëzhguesve të ONM-së, Ndoja ka pasur kontakte me persona me precedentë penalë, duke cënuar pastërtinë e figurës së tij si prokuror

‘Arjan Ndoja dhe shtetasi A.L kanë qenë duke drekuar me A.SH, dhe një person tjetër. Për shtatasin A.L ka të dhëna se është përfshirë në krim të organizuar jashtë Shqipërisë”, u shpreh vëzhguesi i ONM-së, ndërkohë që prokurori tha se raportet me këtë person janë miqësore, që prej kohës kur ai ka ushtruar detyrën e avokatit.

Një tjetër kontakt i papërshtatshëm që i është gjetur Ndojës, është dhe ai me një biznesmen me incialet E.SH, ndërtues në Durrës. Sipas ONM-së, Ndoja ka drekuar në disa raste me këtë person, për të cilin nga SPAK nuk ka të dhëna se është aktualisht nën hetim, por më herët ndaj tij janë nisur disa procedime penale.

Prokurori i Durrësit sipas KPK ka pasur kontakte me 3 vëllezër, njërit prej të cilëve me udhër të SPAK i janë sekuestruar dhjetra pasuri. Akuzat që rëndojnë ndaj vëllezërve janë të rënda, përfshirë edhe atë të vrasjes. Ndoja ka udhëtuar në disa raste me makinën e njërit prej tyre, dhe e anasjellta.

Po ashtu në seancën e sotme në Veting, Ndojës i është përmendur dhe akuza e bërë nga avokati Ilia Ilia, se u dhunua nga një person nga Fushë Kruja me urdhër të tij.

Ndaj Ndojës janë marrë tre masa. Ai gjatë vitit 2008 është pezulluar nga detyra. Gjatë hetimit administrativ nuk u administrua ndonje akt, duke e lënë të paqartë kthimin e tij në detyrë. Ndaj subjektit ka 8 denoncime, një prej të cilëve anonim.

Të lidhura

Slogane raciste në ndeshjen Maqedoni-Rumani, Federata e Basketbollit distancohet: “Gjuha e urrejtjes s’ka vend në tribuna”
Aktualitet

Slogane raciste në ndeshjen Maqedoni-Rumani, Federata e Basketbollit distancohet: “Gjuha e urrejtjes s’ka vend në tribuna”

Pas skandalit të ndodhur në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni – Rumani, Federata e Basketbollit e Maqedonisë së Veriut...

23:17 03/08/2025
8 milionë euro të zhdukura në RTSH: Eni Vasili shpërthen skandalin dhe kërkon auditim urgjent
Aktualitet

8 milionë euro të zhdukura në RTSH: Eni Vasili shpërthen skandalin dhe kërkon auditim urgjent

Radiotelevizioni Shqiptar ndodhet zyrtarisht në një krizë të thellë financiare. Këtë e konstaton vetë drejtoresha e sapoemëruar e institucionit, Eni...

16:09 03/08/2025
Para
“Koka” e bandës kriminale në Spanjë/ Ja kush është biznesmeni që u arrestua sot në Tiranë

“Koka” e bandës kriminale në Spanjë/ Ja kush është biznesmeni që u arrestua sot në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Slogane raciste në ndeshjen Maqedoni-Rumani, Federata e Basketbollit distancohet: “Gjuha e urrejtjes s’ka vend në tribuna”

Slogane raciste në ndeshjen Maqedoni-Rumani, Federata e Basketbollit distancohet: “Gjuha e urrejtjes s’ka vend në tribuna”

23:17 03/08/2025
8 milionë euro të zhdukura në RTSH: Eni Vasili shpërthen skandalin dhe kërkon auditim urgjent

8 milionë euro të zhdukura në RTSH: Eni Vasili shpërthen skandalin dhe kërkon auditim urgjent

16:09 03/08/2025
“Spiuni i vrasjes” së Renato Hoxhajt përfundon në burg: I dha armën, e çoi te viktima

“Spiuni i vrasjes” së Renato Hoxhajt përfundon në burg: I dha armën, e çoi te viktima

13:35 03/08/2025
Asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabisi në Shkodër

Asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabisi në Shkodër

11:44 03/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.