Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e Laert Haxhiut për azil politik në Greqi. Pas refuzimit, ai u dërgua në burgun e Korridhalos me masa të rrepta sigurie, pritshmëria është që vendimi përfundimtar të merret brenda 90 ditësh. Mbrojtja e tij argumentoi se jetonte në rrezik nga bandat rivale në Shqipëri dhe nga regjimi i kryeministrit Rama për ndjenjat e tij filo-greke. Ky rast lidhet me precedentët e personave që kanë fituar azil në Greqi për shkak të ndjenjave filogreke dhe kërcënimeve në Shqipëri. Dosja ende nuk ka mbërritur në Athinë me provat lidhur me krime në Shqipëri dhe Greqi. Liria e Haxhiut mund të varet nga kjo dosje dhe pritet të vendoset brenda disa muajve.
Rriten me 50% mielli, vaji dhe sheqeri, Delina Ibrahimaj: Qeveria nuk ul dot çmimet
Rritja e çmimeve të produkteve bazë ka nisur të godasë edhe tregun shqiptar, ndërsa mielli, vaji dhe sheqeri po shtrenjtohen...








