Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pasi Struktura e Posaçme Anti-korrupsion SPAK, bëri sërish kërkesë për sekuestrimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, ambasadorja Kim është shprehur se SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi ashtu sikurse e kërkon populli shqiptar.
Ajo ka shtuar se SPAK po jep rezultate, pasi ky është modeli i korrupsionit ndaj të cilit duhet luftuar.
“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të luftuar korrupsionin. SH.B.A. vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”, shkruan Yuri Kim./GazetaReforma.com/