Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Këlliçi: Afera e inceneratorëve këmbanë kishe dhe thirrje e ezanit për çdo shqiptar

14:12 11/10/2022
Reading Time: 3 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu ku foli në lidhje me uljen e dënimit të Alqi Bllakos, i dënuar për aferën e inceneratorëve. Ai e quajti ish-deputetin e PS si  “Veloja i vogël” në ‘çetën e Edi Ramës’ dhe se ai ka “filluar fazën e dytë të rikuperimit në arrestin e shtëpisë”.

Këlliçi u shpreh se afera e inceneratorëve” me miliardat e shpenzuara nga taksat e shqiptarëve për të , janë kambanë kishe dhe thirrje e ezanit, për çdo shqiptar”.

Deklarata e plotë e deputetit Belind Këlliçi

Siç e dini tashmë ish-deputeti, Alqi Bllako, “Veloja i vogël” në ‘çetën e Edi Ramës’ bashkë me shokët e tjerë Erion Veliajn, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Engjëll Agaçi, është në fazën 2 të rikuperimit, të quajtur në gjuhë ligjore “arrest shtëpie”.

Edi Ramës i pëlqen që të harrohen bëmat e tij dhe të çetës, si e gjithë afera e inceneratorëve, por gjysmë miliard euro nga djersa dhe kursimet e këtij populli, janë kambanë kishe dhe thirrje e ezanit, për çdo shqiptar që e do Shqipërinë më shumë se partinë.

Do të listojmë sot kallëzimet penale ndaj të pandehurit Alqi Bllako, ish-deputet i Rilindjes, bashkëpunëtor i Edi Ramës, tani dëshmitar që nuk e lënë të pendohet, sepse i kanë bërë një ofertë e cila nuk mund të refuzohet.

Si më poshtë vijon lista e kallëzimeve penale ndaj zotërisë në fjalë:

  1. Shpërdorim i Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
  2. Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal
  3. “Fshehja e te ardhurave” parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal
  4. “Mospagimi i Taksave”, parashikuar në nenin 181 të Kodit Penal
  5. “Moskryerja e detyrave nga organet Tatimore”, parashikuar në nenin 181/a të Kodit Penal
  6. “Përfitim i Paligjshëm i interesave”, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal
  7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të Lartë Shtetërorë” ose të Zgjedhurve Vendorë”, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal
  8. “Pastrimi Produkteve të veprës penale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal
  9. “Moskallëzim Krimi, parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Këto janë 9 veprat penale të Alqi Bllakos, si 9 plagë të Gjergj Elez Alisë, për të cilat Edi Rama do të gjejë ndonjë “motër” në gjykatë që t’ia lajë. Nëse do të gjindej fajtor nga gjykata do të duhej që, minimalisht, të dënohej me 20 vjet burg. Këto janë vepra kryer në punë e sipër për të fshehur “veprat” e Rilindjes, tre incenerorë që as ekzistojnë, as djegin dhe as punojnë.

I vetmi tym që del dhe shihet vjen nga Kombinati Metalurgjik “Hajdutët e partisë” ku taksat e shqiptarëve digjen dhe bëhen flori për llogaritë off shore të Edi Ramës dhe bandës së tij.

Tymi i ka dalë edhe skemës së Edi Ramës, që sipas informacioneve tona po përgatit arrestime të reja, me qëllim që të krijohet ideja e ndëshkimeve në rastin konkret, inceneratori i Fierit. Një karrem për publikun, duke kapur peshq të vegjël për të lënë pa ndëshkuar peshkaqenët e vërtetë të kësaj mega vjedhje.

Partia Demokratike, ndërkohë që kërkon mbajtjen përgjegjës para ligjit të të gjithë të përfshirëve, do të jetë në këmbë për të mos lejuar që përgatitësit dhe lejuesit e skemës të rrinë të qetë, dhe aktorët e dorës së tretë të mbajnë të gjithë peshën e aferës.

Një drejtësi me regji, është drejtësi e mohuar!

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës, i cili ishte aktivizuar mbrëmjen e së dielës, është riaktivizuar sërish këtë të hënë....

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”
Aktualitet

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Një prej monumenteve më të rralla dhe më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Tuma e Kamenicës, që daton nga shekulli...

18:26 14/07/2025
Para
“Paketat e ndihmës, thërrime për qëllime propagande”/ Meta komenton deklaratat e FMN

“Paketat e ndihmës, thërrime për qëllime propagande”/ Meta komenton deklaratat e FMN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

18:26 14/07/2025
Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

17:53 14/07/2025
Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

17:33 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.