Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KED i hap rrugën Përparim Kalos drejt Gjykatës Kushtetuese

00:56 12/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka vendosur për lejimin e kandidatit të Përparim Kalos për kandidimin për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Por nga ana tjetër ka vendosur ndalimin e kandidimit të Klajdi Mones për vakancën e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, sipas KED ka patur mangësi të kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 11.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës:

1.Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020 dhe procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të datës 07.12.2020.

2.Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

-Klajdi Mone.

-Përparim Kalo.

3.Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm

  1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

 

5.Miratimi i ekspertit të gjuhës së huaj në funksion të realizimit të intervistave me kandidatin e lejuar.

6.Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatit të lejuar.

7.Zhvillimi i intervistës me kandidatin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si më poshtë:

-Altin Binaj

8.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatin e lejuar.

9.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës si dhe miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020 dhe procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të datës 07.12.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, vendosi:

1.Lejimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

  1. Përparim Kalo, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

  1. Klajdi Mone, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

Kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, ka patur mangësi të kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në lidhje me pikën 4 të rendit të ditës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Kandidati për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, Z. Altin Binaj është paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tij në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të intervistimit të Z. Binaj, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e kandidatit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë mbledhjen e sotme, për ditën e hënë, datë 14.12.2020, në të cilën do të shqyrtohet pika e fundit e rendit të ditës: diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës, të cilat do të dërgohen më pas pranë organit të emërtesës.

Etiketa: kandidatiKEDkushtetuesja

Të lidhura

Fshehu aksidentin, nis hetimi për djalin e të moshuarës që u përplas për vdekje
Aktualitet

Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në Kavajë. Viktima, ende e paidentifikuar, mendohet...

09:23 15/05/2025
Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët
Aktualitet

Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

Keir Starmer do të vizitojë sot Shqipërinë, duke u bërë Kryeministri i parë britanik që viziton vendin. Mediat britanike, përfshirë...

09:16 15/05/2025
Para

Fati juaj që është parashikuar nga yjet sot në horoskopin e të shtunës 12 dhjetor 2020  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshehu aksidentin, nis hetimi për djalin e të moshuarës që u përplas për vdekje

Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

09:23 15/05/2025
Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

Starmer në Tiranë/ The Sun: Britania kërkon marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

09:16 15/05/2025
Kuota gjinore u “rrëmben” mandatin 4 kandidatëve për deputetë

Kuota gjinore u “rrëmben” mandatin 4 kandidatëve për deputetë

09:00 15/05/2025
15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

08:47 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.