I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e sotme ishte aktori i njohur i humorit Bes Kallaku.
Një nga fëmijët e ftoi Besin të zgjidhte mes “Portokallisë” dhe “BE Coffee-së.”
Mes dy alternativave aktori i dashur për publikun preferoi të mos zgjidhte asnjërën, duke pohuar se është mirënjohës për këdo dhe çdo gjë që ka mësuar në “Portokalli.”
Sakaq, duke iu referuar dy kolegëve të tij Erion Isai dhe Olsi Bylyku, Besi theksoi: “Nuk do ndërtonim shtëpinë tonë nëse s’do ishim bërë ustallarë në Portokalli.”
Në vijim, i pyetur për fobitë që ka bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, ai tha duke qeshur: “Ajo ka dy fobi. Gjilpërat dhe qentë. Ndërsa kur ishte momenti që të bënte gjilpëra për të mirën e Ajkës, nuk kishte frikë!”