Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në repartin e zjarrfikëses së qytetit. Pas një sherri mes kolegëve, njëri prej zjarrfikësve ka plagosur me thikë dy punonjës të tjerë.
Të plagosurit raportohet se kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, mbrëmjen e të mërkurës, në repartin zjarrëfikës të Kavajës.
Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve.
Gjithashtu zjarrëfiksët e përfshirë në konflikt janë pezulluar.