Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Katër tendera për Unazën e Madhe të Tiranës, ja sa është fondi limit

08:44 17/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi këtë të hënë gjashtë procedura prokurimi në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik me një fond limit total prej 8.4 miliardë lekë apo rreth 69 milionë euro.

Bëhet fjalë për disa lote që i takojnë Unazës së Jashtme të Tiranës si dhe segmenteve nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri i Tiranës. Por cilat janë konkretisht procedurat dhe fondet limite përkatëse për secilën, shkruan Monitor.

E para është ajo për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 me një fond limit 2 miliardë lekë. Më pas është ndërtimi i lotit 5 me fond 1.93 miliardë lekë dhe vazhdon me ndërtimin e lotit 6 dhe 7 me fonde limite përkatësisht 1.8 miliardë lekë dhe 2.35 miliardë lekë.

Sa i takon loteve 4,5 dhe 6 në raportin teknik specifikohet se segmenti nis në fund të Lotit 3, i cili aktualisht është në proces përfundimtar punimesh, intersekton rrugën Ali Demi, kalon në Kodrën e Priftit, kalon mbi Kinostudio duke intersketuar rrugen Tiranë-Dajt, intersekton rrugën e Tufinës, dhe zbret deri në afërsi të lumit të Tiranës.

Sa i takon dy procedurave të tjera bëhet fjalë për Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2” dhe ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana respektivisht me kosto 2.48 miliardë lekë dhe 2.55 miliardë lekë.

Segmenti që nis nga Unaza e Madhe e Tiranës për të vazhduar drejt Bulevardit të Ri parashikon ndërtimin e një rruge 3.2 km, e cila fillon në “Sheshin Shqiponja” dhe vazhdon deri në lidhjen me “Bulevardin e Ri”.

Data për paraqitjen e ofertave për të gjithë procedurat është 19 shtatori ndërkohë që këto janë projektet e para të mëdha të investimeve të prokuruar për këtë vit. Në fund të vitit të shkuar ARRSH publikoi një sërë procedurash të tjera që lidheshin me nënkalimin tek TEG apo ne disa rrugë në Jug.

Etiketa: Tiraneunaza e madhe

Të tjera

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Aktualitet

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
Para
I vihet zjarri “Sarajeve të Toptanasve”, Veliaj: Nga sot ka nisur regjimi 24 orë roje!

I vihet zjarri "Sarajeve të Toptanasve", Veliaj: Nga sot ka nisur regjimi 24 orë roje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.