Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kastrati” pezullon garën për Aeroportin e Vlorës, ja loja e Ballukut me tenderin ndërkombëtar

20:14 23/12/2020
Reading Time: 5 min lexim

Tenderi i koncesionit PPP i Aeroportit të Vlorës pezullohet të paktën deri në shkurt 2021. Shkaktar është Grupi “Kastrati”, i cili ka futur në garë një kompani guackë të vetën, që ka ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Kjo do të sjellë të tjera vonesa në nisjen e ndërtimit të këtij aeroporti. Kompania “Global Technical Mecanics”, e lidhur me “Kastratin” ka depozituar një ankesë. Zakonisht shqyrtimi i ankesave merr një deri në dy muaj. Deri atëherë, procedura e tenderimit nuk mund të vazhdojë.

Ankuesi është pronar i koncesionit të Aeroportit të Kukësit. Sipas burimeve nga Ministria e Infrastrukturës, që drejtohet nga ministrja Belinda Balluku, ankesa ka lidhje me kriteret e vendosura nga ky institucion për subjektet që do të futen në garë. Pritet që Balluku të dalë nga fillimi i vitit tjetër dhe të shpallë anulimin e tenderit dhe rishpalljen e tij me kriteret që preferon grupi “Kastrati”.

Historia e zvarritjeve të Aeroportit të Vlorës

Më 17 janar 2018, kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte marrë një “kërkesë zyrtare” për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga konsorciumi turk. Të tre kompanitë në konsorcium, “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”, kanë lidhje të ngushta me Erdoğanin. Sipas Ramës, puna do të fillonte në qershor 2018. Pikërisht në këtë kohë po zhvilloheshin në prapaskenë lojërat e “Kastratit” për të marrë koncesionin e Aeroportit të Kukësit. Më 11 prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq. Më 15 shtator 2019, Kryeministri prezantoi projektin e këtij aeroporti të kryer nga studio “Archea”.

Më 19 dhjetor 2019, u hap zyrtarisht tenderi i ri për Aeroportin e Vlorës. “Kemi ngritur një tender ndërkombëtar për një vepër ndërkombëtare, bazuar në parimet e barazisë dhe konkurrencës. Me 12 mars, përfundonte afati për të dorëzuar ofertat. 35 vite zgjat koncesioni. 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e tij”, tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Monopoli i Aeroportit Nënë Tereza ka qenë pengesë për ecurinë e aviacionit. Hapja e punimeve për dy aeroporte të tjera do përmirësojë shërbimet dhe do të sjell tarifa më të ulëta për të gjithë qytetarët”, tha Krislen Keri, drejtori i Aviacionit Civil duke i dërguar mesazhe kompanisë kineze që ka me koncesion Rinasin. “Numri i turistëve të huaj që vijnë nga ajri do vijë gjithmonë në rritje”, i vuri vulën ministri Klosi.

Gara qëndroi e hapur deri në 13 mars 2020. Situata e krijuar nga përhapja e COVID-19 detyroi ministren Balluku, që fillimisht të shtyjë afatin e dorëzimit të ofertave deri 30 mars, ndërsa në një shtyrje të dytë, u vendos data 21 prill 2020. Më vonë gara u pezullua. Sigurisht, që nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë vendimi, sepse aeroporti nuk do të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit. Janë thjesht manovrat e ministres Balluku në interes të grupit “Kastrati”.

Më 25 shtator 2020, kryeministri Rama deklaroi  se “Procesin ne e ngrimë aty ku ishte dhe për pak ditë, në javën e parë, tenderi do të rihapet”.   Në datën 23 nëntor 2020, ministrja Balluku njoftoi rihapjen e garës, duke lënë 1 muaj afat për dorëzimin e ofertave.

Çfarë kërkon pronari i Aeroportit të Kukësit në tenderin për Aeroportin e Vlorës?  

Procedurat për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit nisën në korrik 2018, kur Qeveria i dha bonus 8 për qind të pikëve, ofertës së pakërkuar të shoqërive “Kastrati” dhe “TMD Systems”. Në tenderin që u zhvillua më 20 dhjetor, “Kastrati” u tërhoq dhe fituan “Global Mechanichs” dhe “Bami shpk”.

Global Technical Mechanics është një kompani e krijuar në 2017 me objekt, ndër të tjera, shërbimet dhe ndërtimet në fushën e aviacionit. Aktiviteti i parë i kësaj kompanie është koncesioni i Aeroportit të Kukësit.

Pronari i vetëm i saj është Ridgers Mema, 28 vjeç. Në fakt ai është punonjës i “Kastratit”. Formalisht Mema është aksioner në tre shoqëri të tjera të “Kastratit”. Ai është aksioner në kompaninë “Al Global Oil”. Kjo kompani ka blerë rafinerinë e bitumit të ARMOS në Fier. Kjo firmë ka qenë në pronësi të Frident Kuqit dhe Shefqet Kastratit, të cilët në vitin 2017, transferuan 100 për qind të kuotave tek Ridgers Mema, Qazim Qazimi dhe Aurel Baka. Në qershor 2018, Aurel Baka i ka shitur aksionet e tij, 33 përqind, tek Ridgers Mema, i cili u bë aksioneri kryesor. Deri në dhjetor 2018, anëtarë të Bordit Mbikqyrës të kompanisë kanë qenë Shefqet, Musa dhe Leonard Kastrati.

Mema është gjithashtu aksioner dhe administrator në kompaninë “Ak Trade International Oil”. Në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë kanë qenë anëtarë nga viti 2014 deri në vitin 2017 Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste dhe Shefqet Kastrati. Nga këto fakte është e qartë se “Global Mechanics” është thjesht një guackë për Grupin “Kastrati”, që është pronar real i Aeroportit të Kukësit.

A do ta ndryshojë “Kastrati” kontratën e Rinasit?

Më 2016, ortakët e shoqërisë TIA i shitën 100% shoqërisë kineze REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED me çmimin e blerjes prej 82.250.000 euro, afro tre vjet më pas, kinezët po largohen duke negociuar me grupin Kastrati shitjen e koncesionit me çmimin e blerjes.

Kontrata koncesionare fillestare mes shtetit dhe kompanisë kineze duhej të përfundonte në vitin 2025. Por me ndryshimet që iu bënë në Kuvend, kontrata do zgjatej me dy vite që të hiqej ekskluziviteti dhe t’i hapej rrugë aeroportit të Kukësit.

Sipas marrëveshjes, kompania Tirana International Airport fiton dy vjet shtesë në kontratën aktuale dhe lejon qeverinë shqiptare që të hapë për fluturime ndërkombëtare Aeroportin e Kukësit, ndërsa kontrata do të zgjatet më tej në rast se Shqipëria vendos të hapë një aeroport tjetër përveç Kukësit, atë të Vlorës. Sipas amendimit të kontratës me TIA, koncesioni i Rinasit do të zgjatet me 0.5 vite për çdo vit operimi shtesë të një aeroporti të mundshëm në Vlorë. Autoriteti i Konkurrencës në atë kohë kundërshtoi me një vendim dhe kërkoi që formula e propozuar për marrëveshjen të mos pranohej. Rekomandimi i AK ishte se kontrata e koncesionit mund të zgjatej vetëm e lidhur me pjesën e tregut që aeroportet e reja i marrin Rinasit, gjë që do të thotë se, nëse Kukësi dështon së zhvilluari si aeroport alternativ, kontrata e koncesionit të Rinasit nuk ka arsye të zgjatet.

Në këto kushte, “Kastrati” nuk ka interes që të ndërtohet Aeroporti i Vlorës, por thjesht të lidhet një kontratë koncesioni, e cila të justifikojë një zgjatje të re të viteve të koncesionit të Rinasit. Në rastin më të mirë, ai kërkon ta blejë vetë edhe këtë koncesion përmes kompanisë së Memës. Pra, shtyrjet e njëpasnjëshme të tenderit të Aeroportit të Rinasit kontrollohen në distancë nga Grupi “Kastrati”

/Gazetarreforma.com/

 

Etiketa: ballukukastratikoncesion

Të lidhura

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik
Aktualitet

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Edhe pse KAS vendosi që votat nga Greqia duhet të numërohen në të njëjtën mënyrë si ato nga diaspora, procesi...

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit
Kryesore

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi mesditën e...

18:53 15/05/2025
Para

Rastet e reja me Covid-19, Maqedonia e Veriut me shifra më të larta se Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.