Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, shpjegoi në Top Story se si u identifikua autori i profilit fals në Instagram lidhur me vrasjen në Shkodër.
Ai theksoi se për identifikimin e autorit u deshën vetëm 24 orë, pasi Meta (platforma) siguroi informacionin për IP-në e personit, duke ofruar një pista të fortë për hetuesit.
Pas kësaj, u realizua përgjimi ambiental dhe u morën prova të tjera që çuan në zbardhjen e ngjarjes.
Karamuço sqaroi se hetimet përfshinë gjithashtu analizimin e komunikimeve në Instagram dhe përdorimin e provave nga përgjimet për të siguruar të dhëna më të sakta.
Ai tha se rastet si ky kërkojnë përgjigje të shpejta për identifikimin e autorëve dhe se Meta e ndihmoi në këtë drejtim.
Përsa i përket motivit të vrasjes, Karamuço theksoi se ka ende enigma, duke u përqendruar në konfliktet personale dhe shoqërore që e çuan ngjarjen në këtë pikë.
Sipas tij, kishte tensione të forta mes familjeve dhe një ndjenjë superioriteti që mund të ketë ndezur krimin.