Ka rënë në prangat e policisë Bashkim Murataj, i cili dyshohet se është i impilkuar në trafikun e 1072.4 kg kanabis në vitin 2019. Droga u kap në pikën kufitare të Kapshticës gjatë kontrolleve që u kryen në automjet. Gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim.
Po ashtu është arrestuar një 26-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike. Është arrestuar edhe një 32-vjeçar, pasi shtë dënuar për veprën penale “Mashtrimi”
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit Bashkim Murataj., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.
Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M(G).M(C)., pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar;
- B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vendin ku u konstatua dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit A. H., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.