Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kapet me 58 kg hashash në makinë, 28-vjeçarja e arrestuar në Pogradec ishte punonjëse e AKSHI-t

14:38 29/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

3 presona të cilët po transportonin 58 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa janë arrestuar nga blutë e Pogradecit. Bëhet fjalë për një 17 vjeçar me iniciale M.K., Likë Basha 30 vjeç dhe Erisa Fero 28 vjeç. Mësohet se Fero është punonjëse e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas policisë droga ka qenë në makinën e Erisa Feros, ndërsa 2 të arrestuarit e tjerë kishin për detyrë të monitoronin rrugën për rreziqe të mundshme.

Fero ka udhëtuar nga Tirana me destinacion Qafë-Thanën, për të dorëzuar më pas drogën Likë Bashës për të transportuar më pas drejt Maqedonisë.

3 persona u arrestuan këtë të enjte, por dyshohet se në rrjet janë të implikuar edhe 2 persona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Restart”, nisur më datë 07.11.2021, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pogradec, finalizuan me sukses fazën e trembëdhjetë të tij.

Si rezultat i saj, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i shtetasve:

– E. F., 28 vjeçe, banuese në Tiranë; M. K., 17 vjeç, banues në Krujë; L. B., 32 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec.

Shërbimet e Policisë në bazë të inteligjencës informative se në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet zonës së fshatit Lin, Pogradec, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar punën dhe në Qafë Thanë kanë konstatuar automjetin tip “Volksëagen” pranë të cilit ndodhej shtetasi L. B. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasja E. F; dhe shtetasit M. K. e L. B., kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës.

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se trafikimin e sasisë së drogës në drejtim të Maqedonisë, do ta kryenin dy shtetasit e shpallur në kërkim F. S. dhe G. S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të tjera

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri
Aktualitet

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti,...

09:37 10/08/2025
Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici
Aktualitet

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici

Një ditë pas aksidentit të rëndë në “Qafën e Koshovicës”, polici i qarkullimit Klajdi Mustaj ndan përjetimet e tij si...

09:03 10/08/2025
Para
Punonjësja e AKSHI-t u arrestua për trafik droge, Tomorri: Tani është e faktuar se ky institucion është një organizatë e strukturuar kriminale

Punonjësja e AKSHI-t u arrestua për trafik droge, Tomorri: Tani është e faktuar se ky institucion është një organizatë e strukturuar kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

09:37 10/08/2025
Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici

09:03 10/08/2025
Mijëra njerëz protestojnë nga Jerusalemi në Tel Aviv

Mijëra njerëz protestojnë nga Jerusalemi në Tel Aviv

08:44 10/08/2025
Evakuime në Livinë dhe Ardhasovë në Finiq, Hidrocentrali i Bistricës në rrezik

Evakuime në Livinë dhe Ardhasovë në Finiq, Hidrocentrali i Bistricës në rrezik

08:29 10/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.