Falë një operacioni nga policia italiane u bë i mundur arrestimi i një 37-vjeçari shqiptar. Aleksandër Latifajt iu sekuestrua sasia e 500 kg marijuane dhe 40 gramë kokainë.
37-vjeçari ra në gjurmët e policisë pasi në 11 qershor të këtij viti u arrestuan dy të rinj shqiptarë që kishin lidhje me Latifajn.
32-vjeçari Elvis Pretaj dhe 19-vjeçari Elis Velaj u arrestuan në Torino. Ata udhëtonin në një “Fiat” me qira me 25 kg marihuanë në makinë. Agjentët e Torinos, kanë filluar të përgjojnë telefonat celularë të të arrestuarve, duke gjurmuar përmes telefonit Aleksandër Latifaj dhe shtëpinë e tij në Gabiçe Monte.
Në shtëpi dhe në papafingo kontrabandistëve shqiptarë u gjetën pothuajse 500 kg marihuanë dhe 40 gramë kokainë me një vlerë tregu prej rreth 1 milionë euro.