Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mat, pasi u kap duke u kujdesur për disa bimë kanabisi.
Mësohet se plantacioni me lëndën narkotike është gjetur në fshatin Baz.
Nën hetim është vënë edhe kryetari i fshatit Rreth Baz për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.