Rreth 1 milion paund u vlerësua nga policia droga që ju kap dy shqiptarëve dhe një vietnamezi. Ata u arrestuan nga polcia britanike për kultivimin dhe shitjen e kanabisit.
Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit hynë në një pronë në Birmingham për të arrestuar shtetasin vietnamez 33-vjeçar, si dhe dy partnerët e tij shqiptarë, 24-vjeçarin Andi Qani dhe Arlind Lleshaj 28-vjeçar. Ndërkohë, Lleshaj rezultoi të ishte në kërkim nga autoritetet gjermane i akuzuar për grabitje.
Policia ka publikuar një video gjatë aksionit të bastisjes së ambientit ku kultivohej lënda narkotike.
Po ashtu janë kontrolluar edhe fermat e tjera të dyshuara për lidhje me grupin e krimit në West Midlands në vendin e një pub-i të vjetër në Hockley, Birmingham, në shtator, dhe një tjetër të gjetur nga Lancashire Police në një ish-hotel.
/GazetaReforma.com/