Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kaosi te zona e “5 Majit”, ja çfarë thotë Avokati i Popullit për prishjen e banesave

18:46 19/01/2022
Reading Time: 4 min lexim

Situata e tensionuar në lagjen “5 Maji”, ku u prishën banesat e banorëve ka sjellë reagimin e Avokatit të Popullit. Lidhur me fatin e banorëve të kësaj zone të cilët kanë mbetur në qiell të hapur, ka reaguar institucioni i Avokatit të Popullit. Përmes një reagimi të gjatë, Avokati i Popullit shkruan se banorët janë njoftuar vetëm për lirimin e objekteve në datën e përcaktuar por nuk kanë asnjë informacion të mëtejshëm lidhur me strehimin e tyre.

Sipas institucionit, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre me arsyen se nga ana e Bashkisë Tiranë së pari ka munguar transparenca lidhur me aktet që ka prodhuar Bashkia Tiranë konkretisht Akt-Marrëveshja për shkëmbim/dhurim të pronës e cila është e padetajuar me të dhënat përkatëse dhe pa informacion se cila është pasuria që do t’u vihet në dispozicion banorëve në këmbim të pronës së marrë në kuadër të zhvillimit të zonës.

Reagimi i Avokatit të Popullit:

AVOKATI I POPULLIT REAGON NË LIDHJE ME SITUATËN E KRIJUAR ME RASTIN E NDËRHYRJES SË BASHKISË SË TIRANËS PËR PRISHJEN E DISA BANESAVE NË ZONËN “5 MAJI”

Institucioni i Avokatit të Popullit sic e ka bërë me dije dhe më parë ka ndjekur në vijimësi dhe me shqetësim problematikën në shëmbjen e banesave të ndodhura në Njësitë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 zona “5 Maji”, Tiranë, nga ndërhyrja e strukturave të IMT pranë Bashkisë Tiranë në zbatim të vendimit nr.533, datë 22.09.2021 të KM “Për shpronësimin për interes publik, në funksion të proçesit të rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, në përputhje me planin e detyruar vendor, përmes kompesimit me shkëmbim për të gjitha pasuritë që preken nga realizimi i projektit “Për zonën e re për zhvillim një njësinë administrative nr.4 dhe 8, zona “5 Maj”, Bashkia Tiranë”.
Problematika është bërë prezent dhe nga një grup banorësh të Njësisë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 Tiranë për prishje të banesave të tyre pranë Institucionit të Avokatit të Popullit në dt. 26.10.2021. Me marrjen e ankesës, ndihmës-komisionerët e Seksionit të Administratës në institucionin e Avokatit të Popullit, në dt. 26.10.2021 ndoqën në terren problematikat që shoqëroi aksioni i strukturave të Bashkisë Tiranë , IMT në prishje të objekteve/shtëpive të ndodhura në Njësinë Nr. 4 dhe 8 zona “5 Maji” Bashkia Tiranë.

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyrë me arsyen se nga ana e Bashkisë Tiranë së pari ka munguar transparenca lidhur me aktet që ka prodhuar Bashkia Tiranë konkretisht Akt-Marreveshja për shkembim/dhurim të pronës e cila është e padetajuar me të dhënat përkatëse dhe pa informacion se cila eshtë pasuria që do t’u vihet në dispozicion banorëve në këmbim të pronës së marrë në kuadër të zhvillimit të zonës.
Nëpërmjet këtij ankimi banorët pretendojnë se janë njoftuar vetëm për lirimin e objekteve në datën e përcaktuar por nuk kanë asnjë informacion të mëtejshëm lidhur me strehimin e tyre. Banorët shprehen se po u merren banesat e tyre por nga ana e Bashkisë Tiranë dhe strukturave të vartësisë nuk janë bërë me dije procedurat që do të ndiqen për garantimin e strehimit pas lirimit të godinave të tyre.

Në kushet e situatës së tillë Institucioni i Avokatit të Popullit u vu në lëvizje për hetimin e gjithë procedurës së ndjekur nga organet kompetente në përcaktim të qartë të situatës së krijuar. Nëpërmjet korrespondencës me Bashkinë Tiranë në kuadër të këtij hetimi u kërkua informacion i detajuar mbi arsyet se përse nga ana e kësaj Bashkie është arritur në konkluzionin se shpronësimi i banorëve të këtyre ndërtesave/objekteve të ndodhura në njësitë administrative nr.4 dhe nr.8 Bashkia Tiranë, është mjeti i vetëm për realizimin e qëllimit publik përkatës në këtë rast për zhvillim të zonës.

Interesimit të Institucionit të Avokatit të Popullit Bashkia Tirane dhe strukturat përkatës nuk i është përgjigjur në kohë dhe më tej informacioni i paraqitur është i përgjithshëm i pa argumentuar dhe dokumentuar me aktet përkatëse.

Teksa Avokati i Popullit e vlerëson si pozitiv qëndrimin e shprehur në VKM e sipërcituar për mundësinë e pajisjes me apartament/banesë të të gjithë banorëve të prekur nga ky projekt, ai tërheq vëmendjen së pari për transparencën e cunguar që ka shoqëruar përpilimin dhe ekzekutimin e këtij vendimi, gjë që ka shkaktuar edhe një gjendje të dukshme pasigurie, paqartësie dhe shqetësimi për qytetarët.
Gjithashtu Avokati i Popullit tërheq vëmendjen mbi disa klauzola të këtij vendimi, të cilat për shkak të procedurave të ndjekura me justifikimin e emergjencës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019, sot më 2022 nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për qytetarët të cilët preken nga prishja e objekteve të tyre e u premtohet në mënyrë evazive një formë kompensimi e pa-individualizuar dhe e pa-afatizuar.

Në vijim të ndjekjes së hetimit përfaqësuesit e Institucioni Avokatit të Popullit kanë qënë prezent sërish edhe ditën e sotme në terren përgjatë ndërhyrjeve të IMT në prishjen e banesave në këtë zonë dhe do të vijojnë me ndjekjen e këtij problem deri në qartësimin e të gjitha çështjeve të tij në respekt të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: 5 majiAvokati i Popullitbanesa

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Covid-19 në vend/ Rriten rastet brenda 24 orëve, ja sa persona humbën jetën

Covid-19 në vend/ Rriten rastet brenda 24 orëve, ja sa persona humbën jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.