Pas situatës kaotike në Kuvend ditën e djeshme, e bërë nga deputetët e opozitës, ka ardhur reagimi i maxhorancës. Sot Partia Socialiste ka kërkuar masa ndëshkimore për disa deputetë të opozitës, pas tensioneve të shkaktuara në seancën plenare, teksa deputetët votuan për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Pritet që deputetët e maxhorancës të dërgojnë kërkesën me emrat e opozitarëve, në Sekretariatin e Etikës pranë ambienteve të Kuvendit.
Kujtojmë se rregullorja për përjashtimet tashmë ka ndryshuar, ndërsa për ligjvënësit që do të prishin seancat do të ketë përjashtime nga 30-60 ditë.
Dje seanca plenare në Kuvend u shoqërua me tensione, ku pati përplasje që në hyrje me Gardën, ndërsa brenda sallës u hodh tymuese.