Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kanionet e Sinecit/ Banorët e Lumasit tjetër kallëzim në SPAK, akuzojnë kreun e IKMT-së Tiranë

16:59 13/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Banorët e fshatit Lumas prej muajsh tashmë janë në protestë, për të pezulluar punimet në Kanionet e Sinecit. Ditën e sotme ata i janë drejtuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të cilët kanë kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre” kryeinspektorin pranë IKMT-së Tiranë, Albert Zybeja.

Mësohet se kallëzimi penal u krye, pas një takimi që një përfaqësi e banorëve kreu me kryeinspektorin Zybeja ku mësuan se nuk është marrë prej tij vendimi për pezullimin e punimeve në kanionin e Sinecit pas akt-konstatimit të shkeljeve nga IKMT Elbasan.

Kallëzimi penal u firmos nga 123 banorët e fshatit Lumas dhe kërkohet ndjekje penale për “shpërdorim detyre” për Kryeinspektor pranë IKMT Tiranë, Albert Zybeja, i cili duke mos marrë asnjë masë po lejon që të vazhdohet të punohet dhe të dëmtohet Kanioni i Sinecit në mënyrë kriminale, e cila është Zonë e Mbrojtur. Sipas banorëve-duke qenë se Kryeinspektori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas u njoh me relacionin e shkeljeve ligjore të konstatuara nga 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan, duhet të vazhdonte procedurat e mëtejshme ligjore duke marrë masa të menjëhershme për pezullimin e punimeve në burimin e Sinecit dhe gjobitjen e firmës Salillari që ka shkatërruar dhe po shkatërron Monumentin e natyrës Kanionin e Sinecit.

Në kallëzimin penal të 123 banorëve të Lumasit thuhet se kryeinspektori Zybeja jo vetëm që nuk ka vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore por po mundohet të zhbëjë procesverbalin e mbajtur nga ana e 3 inspektoreve të IMT Elbasan, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, i cili ka lejuar të ndërtohet në një zonë të mbrojtur pa marrë më parë edhe leje as nga Baseni Ujor Shkumbin Seman. Në kallëzimin penal thuhet se, nga ana e këtij kryeinspektori, jo vetëm që nuk është vijuar me procedurat e mëtejshme ligjore por ai po mundohet të manipulojë provat duke ngritur një tjetër grup pune me qëllimin e vetëm të manipulimit të provave për fshehje të fakteve dhe provave, të cilat dëshmojnë qartë se në burimin e Sinecit po ndërtohet në mënyrë kriminale.

Pak ditë më parë, pas inspektimit të kryer nga IMT Elbasan, u konstatua se në zonën e Sinecit janë kryer shkelje të rënda. Kanë qenë 3 inspektorët e IKMT-së Elbasan: Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo ata që kanë mbajtur edhe proces-verbalin e konstatimit të kundravajtjes, proces-verbal i mbajtur në datën 05.08.2021.Inspektorët ushtruan kontroll në bashkinë Kuçovë dhe në kantierin e ndërtimit në Kanionin e Sinecit (monument natyre) dhe konstatuar kundravajtjet ligjore: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

Po ashtu edhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Zyra e Administrimit të Basenit Ujor Shkumbin-Seman, ka bërë me dije sot nëpërmjet një shkrese zyrtare se, bashkia Kuçovë nuk është e pajisur me leje përdorimi të burimit ujorë për të cilin bëhet fjalë nga organet e menaxhimit të burimeve ujore.

Sjellim në vëmendje se banorët e Lumasit më parë kanë depozituar në SPAK, një kallëzim për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administratorin e shoqërisë “Salillari” SH.P.K, Pëllumb Salillari, po ashtu edhe Ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun.
Pavarësisht pasurisë së vendit, qeveria i hapi rrugën shfrytëzimit dhe transformimit të tij. Projekti me vlerë 3.6 milion euro synon ndërtimin e një ujësjellësi nga kompania Salillari, për të furnizuar me ujë disa fshatra të zonës, çfarë do të shkatërrojë jo vetëm bukurinë natyrore por edhe florën dhe faunën e Sinecit.

Etiketa: banoretkanionet sinecitLumasit

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para
Najada Çomo tregon si është situata në spital: Janë rikthyer rastet e rënda me COVID-19

Najada Çomo tregon si është situata në spital: Janë rikthyer rastet e rënda me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.