Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kamufluan emigrantët si klub sportiv, e pësojnë keq 10 kosovarë në portin e Durrësit

16:19 27/12/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditëne sotme, Policia ka vënë në pranga 10 persona në portin e Durrësit pasi duke u prezantuar si menaxherë, tentuan të kalonin drejt italisë 16 minorenë të cilët u prezantuan si ekip sportiv.

Sipas dyshimeve të para supozohet se prindërit e fëmijëve u kanë paguar trafikantëve shuma që shkojnë 3000-4000 euro me qëllim sigurimin e azilit në shtetin italian.
Në kuadër të operaciont “Ekipi”, u arrestuan shtetasit, Blerim Bytyqi, Drilon Shala, Dukagjin Gunga, Fabion Berisha, Fatmir Gjoshi, Qendresa Krasniqi, Ajishe Demaj, Endrit Demaj, Besmir Kadria, Almir Kryeziu. Organizatorit të kësaj skeme kriminale i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Finalizohet operacioni “Ekipi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Durrës dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.

Tentuan që të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur, kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke u kamufluar si pjesë e një ekipi sportiv, vihen në pranga 10 shtetas.

Të miturit janë prezantuar si ekip sportiv, ndërsa të arrestuarit janë prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit sportiv.

Njëri nga të arrestuarit, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara në PKK Durrës, në kuadër të planit të masave për festat e fundvitit, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ekipi”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 10 shtetas:

  1. B., 48 vjeç, D. Sh., 32 vjeç, D. G., 36 vjeç, F. B., 21 vjeç, F. Gj., 54 vjeç, A. D., 21 vjeçe, Q. K., 20 vjeçe, E. D., 21 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe B. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Të gjithë këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 shtetas të mitur nga Kosova (të moshës 17 vjeç), që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Shtetasit e arrestuar janë prezantuar si anëtarë të bordit të ekipit sportiv që përbëhej nga 16 shtetasit e mitur që ata po shoqëronin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të miturit dhe prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000 – 4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do të kërkonin azil.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. H. ka organizuar transportimin e shtetasve të mitur dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë. Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur këtij shtetasi 5945 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

 

Të lidhura

Zbulohet një tjetër rast prostitucioni, arrestohen dy persona
Aktualitet

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, në pranga 20-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas kolumbian trafikonin vajza të...

13:46 09/07/2025
Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë
Aktualitet

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Europian ka miratuar në seancë plenare në Strasburg raportin për progresin e Shqipërisë...

13:27 09/07/2025
Para
Humb jetën papritur stjuardesa 24-vjeçare e ‘Air Albania’

Humb jetën papritur stjuardesa 24-vjeçare e 'Air Albania'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulohet një tjetër rast prostitucioni, arrestohen dy persona

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, në pranga 20-vjeçari

13:46 09/07/2025
Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

13:27 09/07/2025
Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

13:06 09/07/2025
Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

12:41 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.