Marrëveshja Rama-Meloni ka ngritur një sërë diskutimesh e debatesh në opinionin publik, pasi dz shtetet kanë rënë dakord që të sillen në vendin tonë emigrantët që arrijë në brigjet italiane.
Il Manifesto, raporton përmbajtjen e një prospekti të qarkulluar “në emailet e zyrtarëve të ministrive të përfshira”, protokolli i nënshkruar më 6 nëntor të kaluar nga kryeministrja Giorgia Meloni me homologun shqiptar Edi Rama mund të kushtojë 92.5 milionë euro vetëm në vitin e parë.
Ndërsa për 5 vite marrëveshje, e gjithë kjo mund të kushtojë 375 milionë euro, për sterhimin e emigrantëve në Lezhë.
Qeveria Meloni nuk ka dashur që kjo marrëveshje të kalohej në Parlament, mirëpo është e detzruar pasi ngarkesat e reja financiare për buxhetin janë ndër pikat e parashikuara në nenin 80 të Kushtetutës, kërkojnë votim nga Dhomat.
“Në bilanc, italianëve do t’u kushtojë 100 milionë euro mbyllja e 720 emigrantëve në muaj në Shqipëri: ky është çmimi absurd i idesë së Giorgia Melonit”, shkruan në Facebook, menaxheri i ekonomisë së Sinistra Italiana, Giovanni Paglia.
Mësohet se sipas shifrave që qarkullojnë mes profesionistëve, ndërtimi i qendrave në Shqipëri do të kushtojë 36 milionë, ndërsa menaxhimi llogaritet në 8 milionë. Një milion e gjysmë do të kushtonjë Komisioni Territorial për Azilin, një organ i ri që do të trajtojë kërkesat për azil të emigrantëve që vijnë nga vendet e origjinës që Italia i konsideron të sigurta dhe që qeveria ka besim se mund t’i vlerësojë me procedura të përshpejtuara për 28 ditë. 7.5 milionë të tjera do të kushtojnë pajisje logjistike dhe rreth 40 milionë do të shpenzohen çdo vit për personelin e policisë italiane, kthimi i të cilëve duhet të kushtojë 800 euro secili, përveç 120 eurove në ditë për ushqim dhe akomodim, 450 euro për çdo dy javë dhe deri në 900 euro për jashtë orarit.
Tani duhet të presim shifrat zyrtare që qeveria do t’i paraqesë Kuvendit për ratifikim.