Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”, zbardhet dinamika e krimit të rëndë në Shkodër

10:20 07/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme opinionin publik, ku është zbuluar një krim i rëndë brenda familjes në Shkodër. Disa detaje të reja kanë dalë lidhur me këtë ngjarje të rëndë ku vëllai vrau motrën me armë zjarri në lagjen “Ndoc Mazi”. Diana Vuka 58-vjeçe u gjet e pajetë në banesë teksa dyshohet se është vrarë që të premten në darkë më 4 qershor, pra 3 ditë më parë.

Viktima u gjet e pajetë brenda në dhomën e saj në shtratin ku flinte. Në banesë policia vendore e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura gjë e cila tregon se autori i dyshuar ka qenë totalisht nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin tragjik brenda familjes.

Sipas burimeve nga vendngjarja autori i dyshuar Fabian Vuka ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh. 55-vjeçari jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë. Ka qenë pikërisht motra e tij të cilën e qëlloi për vdekje e cila është nënshtetase gjermane dhe për çdo muaj i ka dërguar të vëllait 300 euro për ta ndihmuar.

Blerja orendive dhe telefonata 

Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Gjatë kësaj kohe 58 vjeçarja ka bërë disa porosi përmes një mike të saj për të mobiluar një shtëpi pushimi që kishte në plazhin e Velipojës. Viktima ka bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë ndërsa ka dashur që të mobilojë me orendi të reja edhe shtëpinë ku jetonte i vëllai që e vrau.

Pak ditë më parë autori i dyshuar i vrasjes ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj tyre. Sipas dyshimeve 55 vjeçari i ka kërkuar para të motrës që t’ia jepte atij duke mos qenë dakord me blerjet e orendive. Sipas dyshimeve vëlla e motër kanë debatuar në banesë mbrëmjen e 5 qershorit gjë e cila ka përfunduar me vrasjen tragjike të 58 vjeçares. Autori i dyshuar ka telefonuar sërish kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë atyre në telefon se:

“A doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të”, duke nënkuptuar se e kishte vrarë.

Pas vrasjes gjatë të shtunës por edhe të dielës sërish nën efektin e alkoolit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë të tjerëve se: “Kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”. Pavarësisht këtyre fjalëve askush nuk e ka marrë seriozisht duke ditur gjendjen e tij të dehur dhe duke e njohur si person jo shumë të qëndrueshëm për shkak të alkoolit që e konsumonte gjithë kohën. Ka qenë një mike që jeton në Shkodër e viktimës e cila e ka ndihmuar për të bërë blerjet dhe për çdo gjë tjetër që kishte nevojë kur vinte në Shqipëri e cila pasi e ka telefonuar disa herë ka ngritur dyshime dhe ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte frikë se diçka mund të kishte ndodhur.

Ngjarje e paralajmëruar 

Diana Vuka edhe në nëntor të vitit të kaluar ka rrezikuar të vritej nga vëllai i saj dhe ka telefonuar miken duke i thënë “eja se Fabian ka bërë planin për të më vrarë”. Edhe në atë kohë ka ndërhyrë policia duke e qetësuar situatën. Ndërkohë edhe para afro 3 viteve 55 vjeçari e ka rrahur motrën e tij e cila fillimisht ka bërë denoncim në polici por më pas e ka tërhequr. Sot më 7 qershor Diana Vuka do festonte 58 vjetorin por tre ditë më parë vëllai i saj i mori jetën.

Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë ndërsa policia ka gjetur edhe armën e krimit tip pistoletë me silenciator me të cilën kreu vrasjen, gëzhoja si dhe disa prova të tjera. Fakti që e ka qëlluar me një pistoletë me silenciator ka bërë që komshinjtë të mos dëgjojnë asgjë ndaj edhe viktima ka qëndruar dy ditë e pajetë në shtëpi. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje tragjike në Shkodër.

Etiketa: dinamikamotraShkodervellaizbardhet

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Arrestime në Tiranë/ Përfundojnë në prangat e policisë disa persona për vepra të ndryshme penale

Arrestime në Tiranë/ Përfundojnë në prangat e policisë disa persona për vepra të ndryshme penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

20:54 14/05/2025
Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.