Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë, një 100-vjeçar ka ushtruar të drejtën e votës, duke u kthyer ndoshta në votuesin më të moshuar të këtyre zgjedhjeve në Shqipëri.
“Numrin nuk e mbaj mend, por kam votuar që nga viti ’46 e deri më sot,” u shpreh ai. “Fleta e votimit është e qartë dhe lexohet lehtësisht nga çdo qytetar. Kam marrë pjesë në zgjedhjet e para, në vitet ’46, ’50, ’60 e me radhë. Votimi është punë që sa më shpejt të bëhet, aq më saktë del.”
Prania e tij në qendër votimi është një kujtesë simbolike e qëndrueshmërisë së demokracisë ndër breza.