Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kallëzim në SPAK/ Mirel Mërtiri i zbulon skandalin prokurorit Klodian Braho

15:46 19/12/2023
Reading Time: 3 min lexim

Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, dyshohet se ka mashtruar komisionet e vettingut përmes falsifikimit të dokumenteve duke fshehur prej dosjes së tij kontakte me persona të dënuar dhe me precedentë penalë.

Kallëzimi është dorëzuar në SPAK nga Mirel Mërtiri. Ai akuzon Brahon për falsifikim të dokumentave, falsifikim të formularëve dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Dy akuzat e para lidhen me dyshimet se Klodian Braho ka kontakte me persona të papërshtatshëm, që cenojnë një prej kritereve kryesore të vettingut, atë të integritetit dhe pastërtisë së figurës.

Kontakti i papërshtatshëm i prokurorit të SPAK, sipas kallëzimit të Mirel Mërtirit është shtetasi shqiptar, Bledar Gavelli, njohur edhe me emrin Ervis Gavelli i datëlindjes 7 maj 1982.

Ky shtetas rezulton i dënuar në Itali dhe i hetuar të paktën në dy raste në Shqipëri, në 2016-n për pastrim të produkteve të veprës penalë dhe në 2020 në kuadër të operacionit OFL.

Akuza e tretë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhet me dyshimet se Klodian Braho ka zhbllokuar pronat e Gavellit, që u sekuestruan gjatë operacionit ‘Forca e Ligjit’ në mars të vitit 2020.

Bledar Gavelli, sipas dokumentacionit të dorëzuar në dosjen e kallëzimit, rezulton se është arrestuar dhe dënuar me tre vite burgim nga autoritetet italiane për vepra penale në fushën e narkotikëve. Arrestimi ka ndodhur në fund të vitit 2004. Në 2008-n, që përkon me periudhën e përfundimit të dënimit me tre vite burgim, Bledar Gavelli ndryshon emrin në Ervis Gavelli.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, kopje të të cilave janë përfshirë në dosjen e kallëzimit, rezulton se më 24 shkurt të vitit 2012, në kohën që sipas CV-së së tij, Klodjan Braho ka qenë prokuror në Prokurorinë e Beratit, ka udhëtuar në drejtim të Greqisë së bashku me Ervis Gavellin dhe dy shtetas të tjerë. Shoqërimi i prokurorit me personin me precedentë penalë është regjistruar përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Sipas të dhënave të TIMS, Braho është regjistruar si drejtuesi i mjetit që ka kaluar në pikën kufitare, ndërsa pasagjerë ka qenë Ervis (Bledar Gavelli), Sokol Myftari dhe Romir Cufe. Në kallëzim thuhet se ata kanë qëndruaër për dy ditë në Greqi në hotelin ‘Blazer Suites’ në Athinë. Data e kthimit është regjistruar më 26 shkurt, ku shofer ka qenë Ervis Gavelli dhe Klodian Braho dhe dy shtetasit e tjerë pasagjerë.

Në deklarimet e bëra në kuadër të procesit të vettingut, që Klodian Braho e ka kaluar që në vitin 2019-të nuk reflektohen hyrje-daljet dhe udhëtimi me të njëjtin mjet me Bledar Gavellin. Reflektimi i tyre, sipas kallëzimit, mund të çonte në një vendimmarrje tjetër nga ana e këtyre organeve përKlodjan Brahon.

Lidhja mes prokurorit Klodjan Braho me të dënuarin për drogë përforcohet edhe nga dyshimet se ky i fundit ka ndikuar në vitin 2020, kur në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit u sekuestruan pronat e Bledar Gavellit dhe të vëllait të tij, Leonat Gavelli.

Leonat Gavelli është dënuar nga autoritetet italiane si drejtues në një rrjet të trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe destinacion tregun e narkotikëve në Zvicër dhe Itali.

Një dosje për vëllezërit Gavelli dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007, ku thuhej se kokaina sigurohej në Kolumbi nga Leonat Gavelli, dhe më tej ia dorëzonte vëllait dhe kushëririt në Itali, që më pas e shisnin edhe në Zvicër.

Dosja e OFL për justifikimin e pasurive për dy vëllezërit në gusht të 2020 u referua në SPAK, ku më pas pasuritë u zhbllokuan me arsyetimin se ato justifikoheshin me burime të ligjshme, pavarësisht se bëhej fjalë për prona dhe të ardhura prej qindra mijëra eurosh, ndërsa dy vëllezërit rezultojnë me biznese modeste, njëri si pronar i një lokali në fshat dhe tjetri si zotërues i pak aksioneve në një fasoneri.

Për këtë arsye, kallëzuesi Mirel Mërtiri ngre dyshime dhe kërkon nga SPAK që të hetojë nëse dosja për pasuritë e dy vëllezërve Gavelli është mbyllur nën ndikimin e paligjshëm të prokurorit Klodian Braho.

Veç lidhjeve të dyshuara me elementë të botës së krimit, Klodian Braho, me vendlindje në Skrapar është akuzuar nga mediat edhe për lidhjet me Ilir Metën dhe se ky i fundit ka sponsorizuar karrierën e tij në drejtësi përmes lidhjeve të nëndheshme në këtë sistem./Voxnews

 

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
Dritë jeshile për paqe, Putin thotë se Rusia mund të bisedojë me Ukrainën

Dritë jeshile për paqe, Putin thotë se Rusia mund të bisedojë me Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.