Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kalimi i truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, reagon Avokati i Popullit

21:18 14/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pas një debati gati 2-vjeçar, më 8 maj qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri.

LEXO: Pas dy vitesh debat, qeveria merr vendimin për Teatrin Kombëtar

Pavarësisht se aktorë të shumtë, presidenti Ilir Meta, opozita e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas.

Ditën e djeshme situata u tensionua pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar informoi se Bashkia e Tiranës përmes 5 efektivëve u ka dërguar një letër ku u kërkon që të lirojnë godinën, që tashmë është pronë e saj.

Mirëpo, Aleanca është shprehur se nuk do e lejojë këtë gjë, e ka paralajmëruar përplasje e gjakderdhje, duke thënë se artistët do rezistonin dhe nëse do kishte dhunë nga ana e Policisë, ata do i përgjigjeshin me dhunë.

LEXO: Tensionohet situata tek Teatri Kombëtar! Policia çon akt-konstatimin, aktorët: Nuk tërhiqemi

Ditën e sotme u raportua se të hënën do mblidhet edhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku pritet votimi për prishjen e Teatrit.

LEXO: Teatri Kombëtar: Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja çfarë do diskutohet të hënën

Sot edhe Avokati i Popullit ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke shkruar në një deklaratë për mediat se ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave relacionin e këtij projektvendimi, procesverbalin e mbledhjes në të cilin është marrë ky vendim, si dhe informacion nëse është ndjekur ndonjë procedurë konsultimi me institucionet shtetërore apo me publikun përpara miratimit të tij.

Po ashtu në njoftim shtohet se po shqyrtohet nëse veprimet e institucioneve shtetërore janë kryer në shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe shumë shpejt do të dalë me një qëndrim zyrtar për gjetjet nga ky proces.

REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT

Institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë një ditë më parë një kërkesë nga ana e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një grupim qytetarësh të identifikuar si aktivistë që shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj vendimmarrjeve të institucioneve shtetërore kundrejt godinës së Teatrit Kombëtar. Në dokumentin e dërguar, kërkohej nisja e hetimit administrativ dhe nxjerrja e rekomandimeve përkatëse nga ana e insitucionit të Avokatit të Popullit në lidhje me një Vendim të Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar te Bashkia e Tiranës. Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili sikurse sanksionohet në mandatin e tij kushtetues, vihet në lëvizje me anë të mekanizmit të ankesës, me të marrë këtë kërkesë në mënyrë të menjëherëshme ka nisur punën në lidhje me këtë çështje.

Në përputhje me këtë mandat dhe në respekt të kufizimeve të nenit 25 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Këshillit të ministrave i është adresuar një kërkesë zyrtare për informacion në lidhje me VKM-në Nr. 377, datë 08.05.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë Nr. 1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”. Avokati i Popullit ka kërkuar nga Këshilli i Ministrave relacionin e këtij projektvendimi, procesverbalin e mbledhjes në të cilin është marrë ky vendim, si dhe informacion nëse është ndjekur ndonjë procedurë konsultimi me institucionet shtetërore apo me publikun përpara miratimit të tij. Avokati i Popullit po shqyrton nëse veprimet e institucioneve shtetërore janë kryer në shkelje të të drejtave të qytetarëve dhe shumë shpejt do të dalë me një qëndrim zyrtar për gjetjet nga ky proces.
Gjithashtu Avokati i Popullit i inkurajon qytetarët që ta përdorin në mënyrë thelbësore, të arsyeshme dhe të strukturuar mekanizmin e ankesës pranë këtij institucioni, pasi vetëm kështu do të mund të maksimalizohen rezultatet e pritshme nga puna e këtij institucioni të shtetit shqiptar. Institucioni i Avokatit të Popullit mbron dhe promovon të drejtat e njeriut nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore. Ai ka për qëllim që përmes instrumentit të rekomandimit ta përmirësojë sjelljen dhe qasjen e këtyre institucioneve ndaj të drejtave të qytetarëve tanë në raport me shtetin.

Etiketa: Avokati i Popullitteatri kombetar

Të lidhura

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Para

Gjoba kundër Bashës, vjen komenti nga Rama: Shumë mirë ia ka bërë. Ja ç'tha për Teatrin Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.