Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ka paligjshmëri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së/ Bungo pranon shkeljet

13:32 03/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ka pranuar shkeljet në procesin e zgjedhjes së drejtorit të ri të RTSH-së gjatë një deklarate në Komisionin e Medias.

Ai ka theksuar se ka pasur paligjshmëri në këtë proces, duke kritikuar drejtoreshën e përkohshme, Aurora Polon, për kandidimin e saj, pasi nuk plotësonte kriteret e nevojshme për këtë pozicion.

Bungo ka akuzuar që këto shkelje janë të njohura për anëtarët e Këshillit Drejtues, dhe ka përmendur se ky proces ka pasur ndikim të jashtëligjshëm, i iniciuar nga Peza.

“Unë mendoj se paligjshmëria në procesin zgjedhor të zgjedhjes se drejtorit të ri është koshiente. Nga të gjitha dokumentet të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues e dine, e njohin mirë, se zgjedhja e një kandidature si Aurora Polo që është kandidate në garë nuk plotësojnë kriterin kryesor për drejtor. Kjo paligjshmëri ka filluar kohë më parë e propozuar nga Peza për arsye të kundërshtimit të të njëjtit ligj nuk duhet të zgjidhej”, tha Bungo.

Ndërkohë, një javë më parë, Këshilli Drejtues i RTSH-së ka skualifikuar tetë kandidatë të tjerë nga gara për Drejtor të Përgjithshëm, duke shkaktuar polemika, pasi nuk ka pasur një diskutim të hapur mbi kriteret e plotësuara nga kandidatët.

Kjo ka ngjallur shqetësime për procesin, duke lejuar që një kandidat me njohuri të kufizuara të votohet pa verifikimin e plotë të CV-së së tij.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, ka pasur gjithashtu shkelje të procedurave, duke përfshirë mundësinë që anëtari i Këshillit Drejtues, Mevlan Shanaj, të votojë online nga Vietnami, duke cenuar fshehtësinë e votës.

Konflikti është përshkallëzuar për shkak të akuzave për emërime dhe largime arbitrare nga puna, si dhe për shpërdorim të fondeve publike për organizimin e festivaleve dhe projekteve.

Skandalet e tjera përfshijnë largimin nga puna të dhjetëra gazetarëve dhe punonjësve të RTSH-së, si dhe presionet për dorëheqje.

Largimet janë bërë pa respektuar dispozitat e Kodit të Punës dhe kontratat e punës, duke krijuar një klimë pasigurie për punonjësit.

Konflikti është përshkallëzuar nga Bungo, i cili ka pasur përplasje me ish-drejtues të tjerë të RTSH-së, ndërsa skandali më i madh lidhet me një kontratë mes tij dhe Pezës, që ka përfshirë përfitime financiare të dyshueshme për skenarin e Festivalit të Fundvitit.

Ky skandal ka ngritur shqetësime të mëdha për funksionimin e RTSH-së dhe për përgjegjësinë e institucioneve për hetimin dhe ndëshkimin e abuzimeve me fondet publike.

Etiketa: alfred pezaLeka bungortshSkandalet

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
EUROPOL dhe i EUROJUST ‘aksion’ në Maqedoninë e Veriut

EUROPOL dhe i EUROJUST ‘aksion’ në Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.