Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ka ende shpresë për armëpushim në Gaza, pritet rinisja e negociatave Izrael-Hamas

17:00 16/03/2024
Reading Time: 3 min lexim

Bisedimet për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në Katar ndoshta që të dielën, thanë zyrtarët egjiptianë. Bisedimet do të shënonin herën e parë që zyrtarët izraelitë dhe ata të Hamasit ulen në tryezë që nga fillimi i muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, anijet e marinës amerikane kanë filluar ndërkohë operacionin e urdhëruar nga Presidenti Joe Biden për ndërtimin e një porti të përkohshëm që do të mundësonte dërgimin e përditshëm të ndihmave në Gazë.

 

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë patën shpresuar se do të siguronin një armëpushim gjashtëjavor përpara se të fillonte Ramazani, por Hamasi refuzoi çdo formë marrëveshjeje që nuk do të sillte një armëpushim të përhershëm në Gazë, një kërkesë që u refuzua nga Izraeli.

 

“Mund t’ju them se po punojmë intensivisht me Izraelin, Katarin, Egjiptin, për të përafruar qëndrimet dhe për të arritur një marrëveshje. Kemi bisedime që po zhvillohen edhe në këto momente që unë po flas këtu dhe jam i bindur se këto përpjekje do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim”, tha nga Vjena Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

 

Ndërkaq anijet e Shteteve të Bashkuara po lundrojnë drejt Gazës në një mision humanitar, të urdhëruar nga Presidenti Joe Biden. Objektivi është ndërtimi i një porti të përkohshëm në brigjet e Gazës ku do të shkarkohen ndihmat e ardhura me anije.

 

“Sapo të ndërtohet dhe të jetë gati për të kryer misionin, ne do të jemi në gjendje të dërgojmë 2 milionë vakte ushqimore në ditë”, thotë gjenerali amerikan Brad Hinson.

 

Por, ekspertët thonë se procesi kërkon kohë dhe është i kushtueshëm.

 

“Logjistika e përbashkët në bregdet është e improvizuar. Mënyra më e mirë për të dërguar ndihmat do të ishte me kamionë”, thotë ish-koloneli në ushtri Myles Caggins, tashmë në Institutin New Lines.

 

Por kamionët dhe qendrat e shpërndarjes së ndihmave janë sulmuar dhe palestinezët po përballen me uri.

 

Moli lundrues do të duhet disa javë që të mbërrijë dhe rreth dhjetë ditë të tjera për t’u montuar.

 

Ndërkohë, ushtria amerikane dhe vende të tjera si Jordania dhe Egjipti po i dërgojnë ndihmat në rrugë ajrore.

 

Por, ndihmat nga ajri janë të pamjaftueshme. Një avion transportues C-130 mund të mbartë po aq pako ndihmash sa një kamion.

 

Sean McFate, autori i librit “Rregullat e Reja të Luftës”, thotë se planet amerikane për shpërndarjen e ndihmave janë të pamenduara mirë.

 

“Nuk dihet nëse ndihmat shkojnë tek njerëzit e duhur, pasi nuk ekziston kontrolli i drejtpërdrejtë dhe Hamasi ia vjedh ndihmat popullsisë. Pra duket më tepër si një manovër politike në një vit zgjedhor nga kjo administratë, vetëm për të treguar se po bën diçka”, thotë zoti McFate.

 

Ndërkohë çdo ditë e luftës sjell vuajtje të mëtejshme për palestinezët. Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, rreth 63 palestinezë u vranë dhe 112 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit. Të paktën 31,553 palestinezë janë vrarë dhe 73,546 janë plagosur që kur Izraeli filloi fushatën ushtarake pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë./ VOA

Etiketa: armepushimi ne gayahamasiIzraelinegociata

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para
Italia, kritike me aleatët për luftën në Ukrainë: Nuk duhet ta zgjerojmë konfliktin

Italia, kritike me aleatët për luftën në Ukrainë: Nuk duhet ta zgjerojmë konfliktin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.