Juventus arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Torinos në derbin e qytetit.
Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Timothy Weah në minutën e 18-të, pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtar.
Gjatë kësaj pjese, “Zonja e Vjetër” dominoi, duke krijuar disa raste dhe goditur portën e Torinos tre herë, ndërsa portieri i Juventusit, Mattia Perin, ishte spektator pasi Torino nuk arriti të gjuante asnjëherë në kuadrat.
Në pjesën e dytë, goli i dytë i realizuar nga Yildiz vulosi fitoren e Juventusit dhe i siguroi ekipit tre pikët e rëndësishme.